Mekanizmi online i vetëvlerësimit për OSHC-të në Shqipëri – Standards4NPOs

Vetëvlerësimi online Standards4NPOs është krijuar për të ndihmuar OSHC-të të vlerësojnë në mënyrë cilësore (sugjerime automatike me shkrim) dhe sasiore (sistem vlerësimi i pikëzuar) standardet e tyre të qeverisjes; procedurat administrative dhe financiare; politikat e burimeve njerëzore (punësimi/ shkarkimi/promovimi); llogaridhënien ndaj përfituesve/anëtarëve; financimin, mbledhjen e fondeve dhe menaxhimin e burimeve; advokimin e përgjegjshëm dhe ndërtimin e partneritetit,

FORUM RAJONAL “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale”

Më 28 shkurt 2022, Macedonian Center for International Cooperation (MCIC) me lehtësimin e Qendrave Burimore për OShC në Ballkan, organizoi një forum rajonal online me pjesëmarrjen e 70 përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, rrjeteve rajonale, organizatave ndërkombëtare, akademisë, sektorit privat, mediave, institucioneve përkatëse shtetërore dhe palëve të tjera të interesuara nga Maqedonia e Veriut,

Thirrje e një grupimi të organizatave shqiptare të shoqërisë civile

Tiranë, më 25 Shkurt 2022 Njoftim për shtyp THIRRJE E NJË GRUPIMI TË ORGANIZATAVE SHQIPTARE TË SHOQËRISË CIVILE Një grupim i organizatave shqiptare të shoqërisë civile, të cilat janë të pavarura, jo-qeveritare, dhe kanë në mision mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dënon ashpër, me dhimbje dhe indinjatë sulmin brutal

FORUM RAJONAL “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale”

FTESË PËR PJESËMARRJE FORUM RAJONAL “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale”   Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile kanë kënaqësinë t`ju ftojnë në Forumin Rajonal mbi “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale” që do të organizohet më datë 28 shkurt,

Konsultim me organizatat e shoqërisë civile për fushat prioritare të Thirrjeve për propozime të vitit 2022!

Konsultim me organizatat e shoqërisë civile për fushat prioritare të Thirrjeve për propozime të vitit 2022 ! – Programi për Shoqërinë Civile dhe Media – Programi Tematik për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri fton organizatat e shoqërisë civile në një konsultim mbi fushat prioritare të thirrjeve të tij për

Rimbursimi i TVSH-së për OJF-të, më në fund bëhet funksional në Shqipëri

Pas disa vitesh përpjekje të sektorit dhe punës me institucionet, shihen rezultatet e para pozitive për rimbursimin e TVSH për sektorin jo-fitimprurës në vend. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është bërë rimbursimi për 4 projekte të zbatuara nga OJF-të në vend për vitin 2021. Rikujtojmë të gjitha organizatat e interesuara se

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile vijon veprimtarinë e saj me një program të dytë 2022-2025!

Me kënaqësi ndajmë me të gjithë kolegët e bashkëpunëtorët njoftimin që Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri (QKB) do të vijojë ofrimin e shërbimeve për sektorin dhe të gjithë aktorët e interesuar edhe për tre vitet e ardhshme. Nisma zbatohet nga Partnerët Shqipëri sërish në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Hapen aplikimet për “AKADEMIA E OJF-ve 2022”

Akademia e OJF-ve vjen tashmë si një program i konsoliduar, i cili kontribuon në rritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të OJF-ve në nivele ekzekutive dhe manaxheriale mbi çështje të zhvillimit dhe manaxhimit organizativ, qëndrueshmërisë financiare, advokimit për çështje të interesit të përbashkët, forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial etj. Prej vitit 2015, mbi 130 përfaqësues të OJF-ve

Ceremonia e diplomimit të pjesëmarrësve në Akademinë e OJF-ve 2021

Mbyllja e programit të Akademisë së OJF-ve, si çdo vit kulmoi me ceremoninë e diplomimit të 23 drejtuesve dhe manaxherëve të organizatave të reja por edhe të konsoliduara nga Tirana, Gjirokastra, Korça, Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri dhe Pogradeci. Akademistët u mblodhën, tashmë si Alumni për të kurorëzuar një vit përpjekje dhe investim në rritjen e

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile - një platformë informimi dhe shërbimesh që kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të qenë aktorë më efektivë, të pavarur, transparentë e të përgjegjshëm, si dhe në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, në demokracinë pjesëmarrëse dhe në procesin e anëtarësimit të