Fusha e sherbimeve qe ofron organizata juaj
- Kërkim / Studim
Sherbime sociale
- Shërbim Ligjor
Synimet dhe objektivat kryesore të Qendrës “AlbaForest” janë :
• Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i publikut për gjendjen e rende të pyjeve dhe mjedisit natyror. Ndërmarrja e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen dhe rehabilitimin e pyjeve.
• Edukimi ekologjik për mbrojtjen dhe mbarështimin e qendrueshëm te pyjeve dhe burimeve natyrore.
• Ndërmarrja e projekteve dhe veprimeve konkrete për rehabilitimin e pyjeve dhe te biodiversitetit (specieve te kërcënuara).
• Ndërmarrja e fushatave mbarëkombëtarë në bashkëpunim me shërbimin pyjor dhe asistencën e huaj për sensibilizimin e njerëzve, institucioneve ashtërorë qendrore dhe lokale, për të rivendosur kontrollin e plote ne mbrojtjen e pyjeve.
• Promovimi i raporteve/aleancave të reja të qendrueshme mes njeriut dhe pyllit/natyrës.
• Ruajtja, mbrojtja dhe mbarështimi i faunës së egër.
• Ringjallja dhe zhvillimi e traditës se agropylltarisë.
• Njohja dhe nxitja e metodave të përshtatshme për menaxhimin e integruar te pyjeve, kullotave dhe ujërave malore.
• Rigjenerimi i sipërfaqeve pyjore të dëmtuara nga emetimet/ndotjet industriale.
• Njohja dhe adoptimi i kritereve dhe tregueseve kombëtar për mbrojtjen dhe mbarështimin e qendrueshëm të pyjeve.
• Njohja dhe nxitja për zbatim e parimeve pan-evropiane për mbrojtjen dhe mbashtimin e pyjeve dhe të konventave ndërkombëtare për ketë qellim.
Fusha e sherbimeve qe ofron organizata juaj
Sherbime sociale