Të përkushtohet në promovimin dhe përkrahjen e së drejtës legjitime të pranimit, përfshirjes dhe integrimit të personave me sindromën Down në shoqërinë shqiptare, bazuar në konventën e të drejtave të njeriut dhe konventën e të drejtave të personave me aftësi ndryshe, duke informuar dhe ndërgjegjësuar drejt opinionin publik, institucionet vendimmarrëse dhe palë të tjera të interesit, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e potencialit maksimal tek personat me sindromën Down për të bërë një jetë të pavarur, duke promovuar dhe aplikuar metodikat edukative dhe terapeutike më bashkëkohore.