• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In

Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti

Informations
GRUPI I TARGETUAR:
Anëtarët, Biznesi, Gratë, Publiku, Të rinjtë, Administrata qendrore, Administrata vendore
EMRI I DREJTORIT EKZEKUTIV:
Dr. Gazmend Zeneli
FORMA E ORGANIZIMIT:
Qendër
VITI I FILLIMIT TE AKTIVITETIT:
2009
MBULIMI GJEOGRAFIK:
Kombëtar
FUSHAT E VEPRIMTARISE:
Arsimi dhe Edukimi
MISIONI:

Në vizionin e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti në veçanti është studimi dhe kërkimi shkencor i mbështetur në traditën e hershme të studiuesve tanë, nën shembullin e qytetërimeve të suksesshme bashkëkohore. Instituti synon të realizojë qëllimin e vet nëpërmjet kryerjes së punës studimore e kërkimore, trajnimeve, kurseve e konsultave, shërbimeve, veprimtarisë botuese dhe realizimit të projekteve të nivelit të lartë në të mirë dhe interes të publikut.

Misioni i Institutit është që të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për:

të nxitur dhe mbështetur veprimtarinë kërkimore-shkencore ndërdisiplinore të strukturave të UMB-së dhe jashtë saj;
të mundësojë tek të gjithë ata që janë të angazhuar në veprimtari administrative, kryesisht ato manaxheriale, zhvillimin e standardeve dhe përftimin e atyre njohurive, aftësive dhe kompetencave që t’i bëjnë efikas, të sukseshëm, dhe që u mundësojnë zhvillimin e karrierës;
t’u shndërruar në një qendër të partneritetit me biznesin, nëpërmjet nxitjes së aftësive sipërmarrëse dhe krijimit të modelit konkurues dhe inovativ për ndërmarrjet, si dhe për të shfrytëzuar potencialet e të rinjve, por edhe me komunitetin në tërësi, nëpërmjet përfshirjes dhe kontributit të drejtpërdrejtë në projekte të ndryshme në të mirë të komunitetit.

Address