“Keshilli Rinor i Vlleheve Shqiperi” ka si qellim nxitjen e aktiviteteve kulturore e artistike te rinise Vllahe në Republikën e Shqipërisë. Aksione në mbështetje të projekteve të cilat kanë te bëjnë me ruajtjen e gjuhës,kulturës dhe traditave vllahe.
Nxitjen e krijimit te ambienteve për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe traditës vllahe.
Bashkëpunimin me institucione shtetërore në interes të përmirësimit të klimës lidhur me komunitetin vllah.
Organizimi dhe pjesëmarrja në panaire, seminare, forume, si dhe bashkëpunim me subjekte te tjerë brenda vendit si dhe jashtë tij.
Bashkepunim me organizata të njëjta brenda vendit dhe jashtë, sidomos në Ballkan në interes të shkëmbimit te informacioneve dhe përvojave.