Shoqata jonë u krijua për të sensibilizuar opinionin publik dhe organizmat shtetërore për ndihmesën që duhet të japim kësaj shtrese të grave duke vlerësuar rolin e gruas pa përkrahje e në krye të familjes. Në si shoqatë synojmë përballimin e sfidave social-ekonomike për zhvillimin shoqëror, për të venë në eficience energjitë e brendshme të nenës së vetme me synimin e arritjes se barazisë reale ndërmjet familjes së saj dhe familjes që ka një kryefamiljar burrë, të kontribuoje në emancipimin ekonomik vetëpunësimi, etj. Shoqata jone kryesisht ka punuar ne Rrethin e Kuçovës me gratë kryefamiljare dhe fëmijët e saj, te cilët duke qene me nivel ekonomik tepër te ulet ,pa baba,me endërra dhe dëshira te parealizuara, janë te paret qe bien preh te trafikanteve te drogës, të prostitucionit. Por ne kemi punuar dhe me gratë dhe fëmijët e tjerë përveç familjeve me kryefamiljare gra ,duke nxjerrë në pah ato anë positive të familjes me dy prindër.