Misioni NISMA ARSIS është promovimi i të drejtave, ofrimi i shërbimeve dhe zgjidhjeve të qëndrueshme për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në situata të cenueshme, si dhe për komunitetet e margjinalizuara rome / egjiptiane dhe grupeve të tjera shoqërore në Shqipëri. Në këtë kuadër, NISMA ARSIS zhvillon metoda dhe mjete të reja për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve, organizon dhe merr pjesë në rrjete për solidaritet shoqëror, bashkëpunon me shërbime publike dhe private.