Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare” synon të ushtrojë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta përmes ofrimit të shërbimeve për gratë, të rinjtë, fëmijët dhe komunitetet në nevojë, si dhe përmirësimin e politikave ekonomike dhe sociale. NDGSH aspiron dhe advokon për politikat e barazisë dhe progresit social.