Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë është një organizatë jofitimprurëse, vullnetare, e pavarur, profesionale, e cila bashkon gjyqtarët shqiptarë dhe kontribuon në mbrojtjen e interesave të tyre profesionale, shoqërore, intelektuale, materiale, si dhe forcimin e një imazhi publik pozitiv për gjykatat shqiptare. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë nuk ka si qëllim të mbrojë gjyqtarët si individë, por të garantojë standarde profesionale dhe etike në gjykata, në funksion të forcimit dhe konsolidimit të pushtetit gjyqësor dhe të besimit të publikut në të.