Shoqata Unioni Shqiptar për Zhvillim Social ka për qëllim të kryejë studime, sondazhe dhe veprimtari, lidhur me përmirësimin e politikave sociale dhe kulturore, lehtësimin e zbatimit të politikave të punësimit, prezantimin e tipologjive të reja bashkëkohore për rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale dhe kulturore për gratë, fëmijët dhe të moshuarit.