• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al

Politikat e Privatësisë

Mirësevini në Politikën tonë të Privatësisë

 

Kjo politikë ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre për të respektuar integritetin e të dhënave. Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të siguruar dhe përmirësuar Shërbimin. Duke përdorur Direktorinë e OJF-ve, ju pranoni mbledhjen dhe përdorimin e informacionit në përputhje me këtë Politikë Privatësie.

 

1. Prezantim

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim besojnë se privatësia është e rëndësishme kur përdorni Direktorinë e OJF-ve. Kjo politikë shpjegon se si Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim mbledhin, ruajnë, përdorin dhe ndajnë informacione personale, dhe informacione në lidhje me Direktorinë e OJF-ve dhe shërbime të cilat janë në pronësi të Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

 

2. Të dhënat personale që mbledhim?

Ndërsa përdorni Shërbimin tonë, Ne mund t’ju kërkojmë që të na ofroni disa informacione të identifikueshme personale që mund të përdoren për t’ju kontaktuar ose identifikuar. Kur organizatat përdorin DIREKTORINË E OJF-ve, nëse japin pëlqimin e tyre, ne mbledhim informacionin e mëposhtëm, i cili nuk kufizohet vetëm në:

  • Emri i OJF
  • Viti i fillimit të aktivitetit
  • Forma e Organizimit
  • Misioni
  • Fushat e veprimtarisë së organizatës tuaj
  • Emri i Drejtorit Ekzekutiv
  • Mbulimi Gjeografik
  • Adresa e zyrës
  • Numri i Telefonit
  • E-Mail
  • Website
  • Rrjetet sociale
  • Logo
  • Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
  • Shërbimet Sociale
  • Grupi i Targetuar

 

 

3. Si i përdorim ne informacionet tuaja

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe mund të përdorin të dhëna personale për qëllimet e mëposhtme:

  • Për zbatimin e shërbimit – ofrimin e informacionit, krijimin e mundësive të vizibilitetit, rrjetëzimit etj. për OJF-në tuaj përmes paraqitjes në Direktorinë e OJF-ve;
  • Të sigurojmë dhe mirëmbajmë Shërbimin tonë, përfshirë edhe monitorimin e përdorimit të Shërbimit tonë;
  • Për të menaxhuar profilin tuaj në Direktorinë e OJF-ve;
  • Për t’ju kontaktuar me email, telefon, SMS ose forma të tjera ekuivalente të komunikimit elektronik, në lidhje me përditësime ose komunikimet informuese në lidhje me funksionalitetet, ose shërbimet, përfshirë përditësimet e sigurisë, të nevojshme ose të arsyeshme për zbatimin e tyre.
  • Për të promovuar profilin e OJF-së tuaj në kanalet dhe burimet tona të komunikimit.
  • Për t’ju siguruar lajme, dhe informacione të përgjithshme në lidhje me mundësi trajnimi, rrjetëzimi, burime financimi etj. Ju keni vendosur të merrni një informacion të tillë.
  • Për të marrë pjesë dhe për të menaxhuar kërkesat tuaja ndaj Nesh.
  • Për qëllime të tjera: Ne mund të përdorim informacionin tuaj për qëllime të tjera, të tilla si analiza e të dhënave, identifikimi i trendeve të përdorimit, përcaktimi i efektivitetit të fushatave tona promovuese dhe vlerësimi dhe përmirësimi i Shërbimit tonë, marketingut dhe përvojës suaj.

Ne nuk aplikojmë vendimmarrje të automatizuar, kjo përfshin edhe profilizimin në Direktorinë e OJF-ve.

 

4. Baza Ligjore për Përpunim

Bazuar në:
– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
– Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,
– Ligjin Nr.9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”
Baza jonë ligjore për mbledhjen dhe përdorimin e Informacionit tuaj Personal siç përshkruhet në këtë Politikë Privatësie do të varet nga Informacioni Personal në fjalë dhe konteksti specifik në të cilin ne i mbledhim ato. Në përgjithësi, ne mbledhim dhe përpunojmë Informacionin tuaj Personal duke u bazuar në Pëlqimin tuaj. Në Kushtet e Përdorimit të Direktorisë së OJF-ve dhe kërkesat përkatëse ligjore, ne kemi marrë pëlqimin tuaj për të përpunuar të dhënat tuaja personale për aktivitetet e përcaktuara në Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për më shumë informacion në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën ne mbledhim Informacionin tuaj Personal, ju lutemi na kontaktoni në partners@partnersalbania.org

 

5. Ruajtja e informacionit tuaj personal

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim do të ruajë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara në këtë politikë të privatësisë. Ne do të ruajmë dhe përdorim të dhënat tuaja personale në masën e nevojshme për të respektuar detyrimet tona ligjore (për shembull, nëse na kërkohet të ruajmë të dhënat tuaja në përputhje me ligjet në fuqi), për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të zbatuar marrëveshjet dhe politikat tona ligjore.

Organizata gjithashtu do të mbajë të dhënat e përdorimit për qëllime të analizave të brendshme. Të dhënat e përdorimit zakonisht ruhen për një periudhë më të shkurtër kohe, përveçse kur këto të dhëna përdoren për të forcuar sigurinë ose për të përmirësuar funksionalitetin e Shërbimit Tonë, ose Ne jemi të detyruar ligjërisht t’i mbajmë këto të dhëna për periudha më të gjata kohore.

 

6. Përhapja e të dhënave personale

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim nuk do të transferojë Informacionin tuaj personal në palë të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.

 

7. Lidhjet me site e tjera

Ne mund të ofrojmë lidhje me website dhe shërbime të palëve të treta që janë jashtë kontrollit tonë dhe nuk mbulohen nga kjo Politikë Privatësie. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

 

8. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtën e aksesit në lidhje me detaje të caktuara për përpunimin e të dhënave tuaja. Ju keni të drejtë të merrni një kopje të të dhënave personale që ne përpunojmë për ju. Ju mund t’i merrni këto të dhëna duke kontaktuar me ne.

Ju keni të drejtën të kërkoni bllokimin, korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave personale që ne përpunojmë për ju nëse shihni se ato janë të pasakta. Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës së subjektit të të dhënave, ne do të njoftojmë subjektin e të dhënave për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, nëse bllokimi, korrigjimi ose fshirja është kryer ose jo.

Ju keni të drejtën e Vendimit të Automatizuar që të mos i nënshtrohet një vendimi të bazuar vetëm në përpunim. Përpunimi është “automatizuar” atje ku kryhet pa ndërhyrjen e njeriut dhe ku prodhon efekte juridike ose ndikon ndjeshëm tek ju.

Ju keni të drejtën e subjektit të të dhënave të refuzojë, të kundërshtojë, në çdo kohë dhe falas, përpunimin e të dhënave tuaja personale. Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi na kontaktoni.

Ju keni të drejtë të ankoheni. Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat ligjore në lidhje me të dhënat e tij personale ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për të korrigjuar të drejtën e shkelur. Pas kësaj ankese, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të paraqesë një ankesë në gjykatë.

 

9. Kush ka akses në të dhënat tuaja personale

Punonjësit e Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim mund të kenë akses në të dhënat tuaja personale, vetëm në masën e nevojshme për të përmbushur detyrat e tyre përkatëse.
Të dhënat tuaja personale mund të aksesohen nga departamente të tjera përkatëse brenda Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim siç është Manaxheri i Komunikimit, në masën e nevojshme për të përmbushur detyrat e tyre përkatëse.
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ka marrë masa për të siguruar që të dhënat tuaja personale të mbrohen në mënyrë adekuate në përputhje me Politikën tonë të Sigurisë së Informacionit dhe Politikën e Kontrollit të Aksesit sipas Udhëzimit Nr. 47 “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e të dhënave personale të përpunuara nga kontrollorë të mëdhenj” – KDIMDP

 

10. Si i sigurojmë të dhënat tuaja personale

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim merr të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur Informacionin tuaj Personal nga keqpërdorimi, ndërhyrjet dhe humbjet, si dhe aksesi, modifikimi ose aksesi i paautorizuar. Mënyrat se si e bëjmë këtë përfshijnë:

  • përdorimi i inkriptimit gjatë transmetimit, mbledhjes ose transferimit të informacionit;
  • vendosja e masave teknike dhe institucionale të organizuara për të siguruar integritetin e vazhdueshëm, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve të përpunimit dhe shërbimeve;
  • kufizimin e aksesit fizik në ambientet tona;
  • kufizimin e aksesit në informacionin që mbledhim për ju;
  • sigurojmë që ne dhe furnitorët tanë posedojnë masa mbrojtëse të përshtatshme për të mbajtur të sigurt informacionin personal; dhe
  • kur kërkohet nga ligji, shkatërrimi ose de-identifikimi i informacionit personal.

 

11. Si të na kontaktoni

Për sa më sipër, nëse keni kërkesa për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mos hezitoni të kontaktoni me ekipin tonë:
-me postë: Rruga e Elbasanit, ndërtesa Park Gate, kati 10, Ap 71/73, Kutia PO 2418/1, 1010 Tiranë, Shqipëri
-me email: partners@partnersalbania.org
-me telefon : +35542254881