In

Visit Gjirokastra

Informations
BENEFICIARIES OF SERVICES:
Biznesi, Operatoret turistik qe veprojne ne qarkun e Gjirokastres
EXECUTIVE DIRECTOR:
Kristina Fidhi
FORM OF THE ORGANIZATION:
Shoqatë
STARTING YEAR OF THE ACTIVITY:
2019
GEOGRAPHIC COVERAGE:
Qarku i Gjirokaster
FIELDS OF ACTIVITY:
Krijimi i strategjise se destinancionit
MISSION:

Shoqata synon dhe ka si qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në Qarkun e GjirokastrësPër arritjen e këtij qëllimi shoqata do të ushtrojë çdo veprimtari ekonomike ose joekonomike që shërben për arritjen e qëllimit dhe veçanërisht në këto drejtime:
• Zhvillimi dhe mirëmbajtja e portalit “Visit Gjirokastra” duke siguruar që interesi i të gjithë aktorëve të turizmit të jetë i përfaqësuar në mënyrë korrekte dhe transparente;
• Dizenjimi dhe organizimi i marketimit të produkteve turistike të zonës, në mënyra e forma që përputhen me rezultatet e synuara dhe mjetet e disponueshme për këtë qëllim;
• Ruajtja e promovimi i trashëgimisë kulturore;
• Prezantimi e promovimi i shërbimeve edhe produkteve të reja në fushën e turizmit;
• Krijimi i një infrastrukture informacioni, lehtësisht të aksesueshme nga çdo individ i interesuar për të mësuar për qytetin e Gjirokastrës e zonat përreth si dhe per t’ i vizituar ato;
• Koordinimi i të gjithë aktorëve perfshirë shoqata, njësi të vetëqeverisjes vendore, biznese akomoduese, të agroturizmit dhe turizmit rural, tour guida edhe aktorë të tjerë që kanë një rol për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e mëtejshem të turizmit;
• Reklamimi i bukurive natyrore, trashegimise kulturore, atraksioneve turistike dhe guidave turistike;
• Zbatimi i koncepteve të qëndrueshmërise sociale, ekonomike dhe mjedisore;
• Mundësimi dhe lehtësimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, brenda e jashtë vendit;
• Organizimi i veprimtarive lokale e më gjerë që kanë për qëllim nxitjen e zhvillimin e turizmit, të tilla si panaire, ekspozita e veprimtari të tjera me pjesëmarrje të gjerë të aktorëve të ndryshëm;
• Organizimi i trajnimeve për përmirësimin e cilësise së shërbimeve dhe tema të tjera që i shërbejnë permirësimit të ofertës turistike;
• Përgatitja e shpëndarja e materialeve promocionale;
• Ndërmarrja e iniciativave dhe pjesëmarrja në projekte rajonale, kombëtare ose ndërkombëtare;
• Promovimit të produkteve tipike agroushqimore dhe artizanale
• Regjistrimine emrit “Visit Gjirokastra” si një markë e origjinës gjeografike tipike, që do të përfaqësojë territorin dhe anëtarët e Shoqërisë;

Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj

Trainim
Kërkim / Studim

Address