Bashkëpunimi Universitet- Shoqëri, në Shqipëri

Më 25 nëntor Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) prezantoi në një tryezë me përfaqësues nga qeveria, institucionet akademike, shoqëria civile, media dhe biznesi, gjetjet e studimit “Bashkëpunimi universitet-shoqëri në Shqipëri”.
Studimi tregon se në Shqipëri janë te pakta rastet e bashkëpunimit të mirë institucionalizuar, promovuar dhe të qëndrueshëm mes universiteteve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë. Faktorët kryesorë që pengojnë bashkëpunimin universitet-shoqëri përfshijnë mungesën ose nivelin e ulët të financimit për kërkimin shkencor dhe mungesën e strategjisë (nga të gjithë aktorët) për ndjekjen e projekteve bashkëpunuese në mënyrë të qëndrueshme.
Znj. Ariola Agolli, Manaxhere e Qendrës Burimore në Partnerët Shqipëri, si pjesë e panelit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes universiteteve dhe shoqërisë civile në projekte të përbashkëta kërkimore dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike e të qendrueshme, për të rritur efikasitetin e ndërhyrjeve dhe maksimizuar burimet dhe kontributin e institucioneve akademike dhe të organizatave të shoqërisë civile Për më shumë
[gallery size="large" ids="eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAyXC8yNjAzNTEzMjhfNDY5NTI0ODU3MzkwMDQyN180MDkxODEzNzM2MDc0MzI2OTY3X24tZTE2NDUxOTYwOTE2NDUuanBnIiwidGl0bGUiOiIyNjAzNTEzMjhfNDY5NTI0ODU3MzkwMDQyN180MDkxODEzNzM2MDc0MzI2OTY3X24iLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ==,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAyXC8yNjA2OTI1MDNfNDY5NTI0ODQxNzIzMzc3Nl80Mzc3MzU0OTY1MDE0NDQzNTY1X24tZTE2NDUxOTYwNjc4NjMuanBnIiwidGl0bGUiOiIyNjA2OTI1MDNfNDY5NTI0ODQxNzIzMzc3Nl80Mzc3MzU0OTY1MDE0NDQzNTY1X24iLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ==,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAyXC8yNjA4NzM1MjZfNDY5NTI0ODI0NzIzMzc5M18zMzU2MTM4Njg5MTczMjEzMTczX24tZTE2NDUxOTYwMzE0MDkuanBnIiwidGl0bGUiOiIyNjA4NzM1MjZfNDY5NTI0ODI0NzIzMzc5M18zMzU2MTM4Njg5MTczMjEzMTczX24iLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ==,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAyXC8yNjEwMTM0MzlfNDY5NTI0NzczMzkwMDUxMV81MTUxNzU4NzM2NTg2NTk1MDM1X24tZTE2NDUxOTU5OTU3NzkuanBnIiwidGl0bGUiOiIyNjEwMTM0MzlfNDY5NTI0NzczMzkwMDUxMV81MTUxNzU4NzM2NTg2NTk1MDM1X24iLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ==,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjFcLzExXC8yNTk5NzgzNzlfNDY5NTI0ODA3MzkwMDQ3N18zNzg3NTA4NTUxNjgwNjA1ODM5X24tZTE2NDUxOTU4ODA2NjUuanBnIiwidGl0bGUiOiIyNTk5NzgzNzlfNDY5NTI0ODA3MzkwMDQ3N18zNzg3NTA4NTUxNjgwNjA1ODM5X24iLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ==,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjFcLzExXC8yNjAzMTgxMzFfNDY5NTI0NzQ3MzkwMDUzN18xOTgzMDAyNjEzMzE1MTk4NDU1X24tZTE2NDUxOTU4NjQ4MTUuanBnIiwidGl0bGUiOiIyNjAzMTgxMzFfNDY5NTI0NzQ3MzkwMDUzN18xOTgzMDAyNjEzMzE1MTk4NDU1X24iLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ=="]Mbi Vullnetarizmin dhe zhvillimin e tij në Shqipëri

Prej më shumë se një viti Qendra Kombëtare Burimore dhe Përtej Barrierave janë angazhuar në një proces për analizimin e kuadrit ligjor të vullnetarizmit në Shqipëri dhe zbatimit të tij, dhe kanë zhvilluar një seri takimesh dhe diskutimesh me organizata nga gjithë vendi si dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për Vullnetarizmin. Megjithëse kuadri ligjor është plotësuar prej dy vitesh tashmë, ai nuk zbatohet dhe nuk ka ndikuar aspak në krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e vullnetarizmit në vend. Përkundrazi, ai është bërë barrë për OSHC-të dhe grupet informale duke i penguar në aktivitetin e tyre.
Gjatë këtyre muajve janë zhvilluar edhe njëherë takime me përfaqësues të lartë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për të nxitur një vendimmarrje konkrete lidhur me ligjin: ngritjen e një grupi pune ndërsektorial për përmirësimin e tij ose abrogimin e ligjit bazuar në moszbatimin e tij si dhe problematikat dhe paqartësitë që mbart dhe që janë diskutuar sërish në këto takime. Mbetemi ende në pritje të një vendimi mbi kërkesën tonë dhe nëse nuk ka reagim do të dalim së shpejti me një qëndrim publik për këtë çështje.