• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al

Procedurat e regjistrimit të Pronarëve Përfitues

Procedurat e regjistrimit të Pronarëve Përfitues

Si bëhet regjistrimi i pronarit/ëve përfitues në RPP?

– Personi i autorizuar pasi identifikohet elektronikisht në e-Albania duhet të zgjedhi llojin e regjistrimit që do të bëjë (regjistrim fillestar dhe ose/përditësim ose ndryshim i të dhënave për pronarët përfitues) dhe me pas do i shfaqet formulari përkatës i aplikimit dhe ta plotësoje.

– Në aplikim, duhet të bashkëlidhet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues, të tillë si: dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj; ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton themelues në subjektin tuaj, statuti/aktet e brendshme të organizatës jofitimprurëse; kontrata apo çdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj.

– Dokumentacioni që depozitohet në Regjistër duhet të jetë hartuar jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e regjistrimit fillestar të pronarit përfitues dhe i përkthyer në shqip. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të legalizohen.

– Aplikimi dhe dokumentacioni shoqërues, konfirmohet se është i saktë me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit. QKB, shqyrton aplikimin brenda dy ditë pune, sipas kërkesave të VKM-së, pas verifikimit të të cilave vendos miratimin ose refuzimin e tij, vendimmarrje kjo e cila publikohet në RPP dhe gjithashtu njoftohet nëpërmjet postës elektronike të deklaruar nga çdo organizatë jofitimprurëse, në e-albania.

– Aplikimi do të shqyrtohet nga QKB jo më vonë se 2 ditë pune nga marrja e aplikimit nga subjektet raportuese. Vendimi për miratimin ose refuzimin e aplikimit do të njoftohet nëpërmjet publikimit në Regjistër si edhe do t’i dërgohet personit të autorizuar nëpërmjet postës elektronike.

Çfarë informacioni duhet të regjistrohet?

– Informacioni që duhet të regjistrohet konsiston në (i) të dhëna për subjektin raportues (NUIS; emri), (ii) të dhëna të detyrueshme për pronarin përfitues (të dhëna e identifikimit; data e përcaktimit të individit si pronar përfitues; lloji dhe përqindja e pronësisë). Për pronarët përfitues të cilët janë shtetas shqiptar të dhënat që kërkohen janë emri, mbiemri, numri i identifikimit, data e lindjes, shtetësia, adresa e rezidencës së përhershme. Përveç të dhënave të mësipërme, shtetasit e huaj duhet gjithashtu të deklarojnë numrin e pasaportës, datën e lëshimit dhe datën e skadimit të pasaportës.

Si duhet të identifikohen pronari/ët përfitues?

Duhet të mbani në konsideratë se, pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse, është:

– Themeluesi ose
– përfaqësuesi ligjor ose
– individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

– përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
– kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

Ndërkohë, me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore.
Në rast se kontrolli ushtrohet me anë të një trust-i, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues:

– Krijuesin;
– kujdestarin/të mirëbesuarin;
– mbrojtësin, nëse ka, dhe
– përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon;
– ose çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.

Për organizatat jofitimprurëse që kanë kaluar ne Status Pasiv a aplikohet ligji?

Detyrimi i regjistrimit të pronarit përfitues, e ka çdo subjekt raportues, pavarësisht statusit të tij.

Kush mund te regjistrohet si pronar i OJF-s?

Pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si
dhe degët e organizatave jofitimprurëse, është:
 Themeluesi ose
 përfaqësuesi ligjor ose
 individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave
jofitimprurëse.
Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:
-përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
-kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse
dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

3 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë

1-vjeçare për profilet: Profesionist i lirë, Profesionist i punësuar, Administrator dhe Drejtues Teknik.
1-javore për Nënshkrimin Elektronik 1 javor

Kostot

4800 lekë për profilet: Profesionist i lirë, Profesionist i punësuar, Administrator dhe Drejtues Teknik
(Shkarkoni faturën)
Pa pagesë për Nënshkrimin Elektronik 1 javor.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@ealbania.al ose vizitoni https://akshi.gov.al/nenshkrimi-elektronik-per-subjektet-private/

 

Formulari i aplikimit eshte i njejte per te gjitha subjektet raportuese. Termat pronar, pronesi direkete/indirekte, kuota etj. nuk korrespondojne me natyren juridike te OJF. Kjo krijon problem gjate plotesimit te aplikimit per keto subjekte, i cili nuk validohet lehtesisht

Referuar natyrës së ndryshme të një OJF-ve nga subjektet tregtare dhe identifikimit të pronarit të tyre përfitues i cili sipas ligjit është I ndryshëm; formularët e aplikimit janë hartuar në dy lloje: për OJF dhe subjekte tregtare.

Çfarë nënkupton deklarata me shkrim e themeluesit te OJF ose presidentit, kur pozicioni i tij është i mirepërcaktuar në statutin e vete shoqatës?

Referuar VKM nr. 1088/2020, deklarata me shkrim e përfaqësuesit ngarkohet në rast se pas shterimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt
raportues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”.

Pra, është një akt që nuk përcakton pozicionin e tij në subjektin raportues, por hapat që ai ndërmerr për identifikimin e pronarit përfitues si dhe arsyet e identifikimit të personit të regjistruar si pronar përfitues.