Search
Close this search box.

INSTITUTI PER RUAJTJEN E NATYRES NE SHQIPERI ( INCA )

INSTITUTI PER RUAJTJEN E NATYRES NE SHQIPERI ( INCA )

Përfituesit e shërbimeve

Anëtarë, Fëmijët, Gratë, Publiku, Të Rinjtë, Administrata Qendrore, Administrata Lokale
Forma e organizimit

Shoqata
Fushat e veprimtarisë së organizatës

Arsimi dhe Edukim, Qeverisja e mirë, Të drejtat e njeriut, Drejtësia dhe Ligji
Field of services provided by your organization

Trajnimi, Kurse kualifikimi / Formimi profesional, Kërkim/ Studim, Lehtësimi i procesit
Shërbimet Lokale

Shërbimi Ligjor

Misioni

Shoqata ka si qëllim kryesor të punës jap ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trainimeve dhe proçesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e baseneve lumore, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarësve politik dhe të ndërmarë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike. Aktivitetet e INCA synojnë të lehtësojnë dhe ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të praktikuesve të ruajtjes së natyrës përmes trajnimit të vazhdueshëm dhe qasjes pjesëmarrëse në çështjet që lidhen kryesisht me mbrojtjen e florës dhe faunës, vlerësimin e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. INCA është gjithashtu e përfshirë në ndërgjegjësimin e publikut dhe vendimmarrësve për marrjen e masave të ruajtjes për të mbrojtur speciet dhe habitatet e tyre kritike. Detyra e Institutit është të lidhë çështjet e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit me të gjitha fushat e tjera të shkencës që kanë ndikim në burimet natyrore në Shqipëri. Detyra e Instititutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jetë pjesë e proçesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqipëtare, si dhe integrimin Europian dhe duke synuar: Rritjen dhe aktivizimin e burimeve njerëzore nëpërmjet nxitjes së formimit profesional për mbrojtjen e natyrës në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve; Edukimin qytetar, social, teknik, shkencor e kulturor të cdo lloj forme, sipas koncepteve, normave dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Harmonizimin e burimeve njerëzore e materialeve dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimeve rajonale në fushën mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të natyrës, të formimit profesional dhe punësimit, afrimit dhe integrimit të vendit në rajon, Europë e më gjerë. Gjithashtu shoqata ka për qëllim: Të kryejë shërbime që synojnë nxitjen dhe zhvillimin e iniciativës në fushën e transferimit të teknologjive, racionalizimin e prodhimit dhe shërbimeve në rajon e më gjerë; Të ripërterijë traditat kulturore përmes veprimtarive që favorizojnë zhvillimin e turizmit social, ekoturizmit, agroturizmit dhe artizanatit; Të ofrojë asistencë, shërbime, konsulencë dhe trainim institucioneve publike, ndërmarrjeve, shoqatave dhe grupmoshave të ndryshme, veçanërisht atyre të reja, me qëllim zotërimin dhe zbatimin e teknologjive dhe metodave më të përparuara që përmiresojnë kushtet e realizimit të shërbimeve dhe produkteve; Të promovojmë aktivitete në Shqipëri dhe jashtë saj që synojnë sidomos njohjen dhe përvetësimin në masë të normave dhe standarteve ndërkombëtare në fushën e shërbimeve sociale, eficëncën në enrgji, menaxhimin e burimeve ujorë, ruajtjes së ambjentit, të barazisë së shanseve si dhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe grupeve të tjera sociale: Të ofrojë asistencë dhe këshillim, në sektorët publike dhe privatë për përmirësimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, veçanërisht për atë të zonave të mbrojtura; Të marrë pjesë në projekte europiane që zhvillohen për realizimin e programeve në përputhje me objektin dhe synimet e shoqatës.

Kontakt

Skip to content