Search
Close this search box.

Shërbime help desk dhe rrjetëzim

Shërbime help desk
Përmes tre zyrave të saj në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, Qendra Kombëtare Burimore ofron informacion të bazuar në studime e kërkime, si dhe asistencë individuale onsite dhe online për OShC-të në të gjithë vendin. Bazuar në nevojat e identifikuara të OShC-ve në rajon ose në përgjigje të kërkesave individuale, nëpërmjet shërbimit help desk stafi i QKB-së adreson nevojat e OShC-ve në secilën prej tre zyrave. Qendra Kombëtare Burimore ofrohen informacion dhe asistencë për çështje si: zhvillimi organizativ, politikat dhe procedurat e brendshme, regjistrimi i një OJF-je të re, menaxhimi financiar, korniza ligjore për OShC-të, raportimi pranë autoriteteve tatimore, skemat e financimit të BE-së dhe mundësi të tjera të financimit; proceset e konsultimit të organizuara nga qeveria, donatorët ose OSHC-të mbi dokumenta të rëndësishëm strategjik; informacion mbi evente publike të hapura për pjesëmarrje për OShC-të përmes një kalendari të detajuar eventesh etj.
Networking
Qendra Kombëtare Burimore ofron informacion për rrjetet në Shqipëri, në rajon e më gjerë si dhe organizon evente rrjetëzimi për të krijuar një komunitet midis OShC-ve dhe për të forcuar bashkëpunimin me të gjitha palët dhe / ose partnerët e interesuar në zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe Evropian Eventet e rrjetëzimit shërbejnë si platformë diskutimi rreth çështjeve të rëndësishme të adresuara nga OShC-të përmes punës dhe programeve të tyre në fusha si demokracia dhe qeverisja e mire, mjedisi, edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe i shërbimeve për grupe specifike, mjedisi mundësues për shoqërinë civile, etj. Eventet e rrjetëzimit janë dizenjuar si hapësira për promovimin e punës së OSHC-ve dhe prezantimin e shërbimeve, aktiviteteve si dhe burimeve të sektorit, si dhe për zhvillimin e mundësive të partneritetit ndërmjet OShC-ve, institucioneve qeveritare, donatorëve, biznesit, medias, etj.
Skip to content