Advokim dhe Dialog për Politikëbërje
Mjedis mundësues për OShC-të
Përmes Matricës së Monitorimit në Shqipëri Qendra synon të japë një situatë optimale të dëshiruar për shoqërinë civile që të funksionojë dhe të zhvillohet në mënyrë efektive. Matrica përcakton një kuadër realist që mund të ndiqet dhe zbatohet nga autoritetet publike dhe që rrit përpjekjet advokuese të grupeve të shoqërisë civile për një mjedis më mundësues për veprimtarinë e tyre. Bazuar në gjetjet e raporteve vjetore të MM, QKB organizon punën e saj të advokimit dhe lehtëson dialogun mes OShC-ve, qeverisë dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm për hartimin dhe zbatimin e politikave. Lexoni këtu raportin më të fundit të monitorimit.

Iniciativa & Lehtësim Procesi Facilitation
Nisma dhe Lehtësim Procesi i QKB synon të mbështesë përfshirjen aktive të organizatave të shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave përmes dialogut dhe advokimit të strukturuar

Mbështetje për rrjetet e OShC-ve Networks
Bazuar në raportin e vlerësimit të nevojave dhe kapaciteteve të rrjeteve si dhe në kërkesa të rrjeteve a grupimeve të CSOs, QKB ofron mentorim dhe asistencë teknike të përshtatur sipas nevojave, për të mbështetur iniciativa advokuese të rrjeteve e koalicioneve ekzistuese ose grupimeve të reja të OShC-ve që mobilizohen dhe punojnë rreth një çështjeje a qëllimi.
Dialogu OShC - Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile
Qendra Kombëtare Burimore bashkëpunon me Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC), si strukturë përfaqësuese e sektorit të shoqërisë civile në dialogun me shtetin, me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet OShC-ve dhe KKSHC dhe ndikimin në politikëbërjen dhe proceset reformuese që kanë në fokus ose ndikojnë sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri, si dhe lidhur me çështje të tjera të rëndësishme politiko-sociale-ekonomike, mbi të cilat sektori mund të japë një kontribut të rëndësishëm. Për të realizuar këtë qëllim, QKB organizon dhe lehtëson takime periodike midis KKSHC dhe OShC-ve në Tiranë dhe qytete të tjera.