Në vitin e saj të katërt, Java e Shoqërisë Civile sjell në vëmendje dhe promovon rolin që organizatat e shoqërisë civile (OSHC) kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në forcimin e vlerave demokratike, mbrojtjen e interesit publik dhe inkurajimin e qytetarëve për të qenë pjesë aktive e jetës publike. Ato kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave, ofrimin e shërbimeve dhe krijimin e ndikimit të drejtpërdrejtë në komunitet dhe në shoqërinë shqiptare.
Java e Shoqërisë Civile (JSHC) është një aktivitet kombëtar tematik i përvitshëm organizuar nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, që i dedikohet promovimit të veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile në vend dhe kontributit të tyre në shoqëri.
Java e Shoqërisë Civile 2025 #JSHC2025 do të zhvillohet përgjatëperiudhës 16-22 qershor 2025.Në rezonancë me nisma të tjera evropiane dhe globale, si Viti Evropian iEdukimit për Qytetarinë Digjitale 2025, Java Evropiane e Shoqërisë Civileme fokus në kohezionin shoqëror dhe pjesëmarrjen, si dhe JavaNdërkombëtare e Shoqërisë Civile, këtë vit tematika në fokus do të jetë:“Shoqëria Civile në Veprim: Vlera që Frymëzojnë, Zëra që Ndryshojnë”.
Java vjen si një hapësirë reflektimi dhe veprimi për të theksuar se si këto organizata përkthejnë vlerat në veprim, ndërtojnë besim dhe luajnë një rol kyç në zhvillimin demokratik e social të vendit.
Gjeni këtu Boshurën Informuese të JSHC.
Për tu bërë pjesë e Javës me aktivitetet tuaja, plotësoni këtu Formularin e Aplikimit.
Afati i aplikimit: 25 maj 2025!