Search
Close this search box.

DETYRIMET TATIMORE PËR OJF-TE

DETYRIMET TATIMORE PËR OJF-TE

Detyrime tatimore për një OJF janë:

Kontributet e sigurimeve shoqërorejanë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Ato paguhen pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi, sipas përcaktimeve ligjore (lexo për më shumë Dokumentet Ndihmëse).

Kontributet e sigurimeve shëndetësore janë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Edhe ky lloj tatimi paguhet pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi sipas përcaktimeve ligjore (lexo për më shumë Dokumentet Ndihmëse).

Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi(pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale) – mbahet për përfitimin e të ardhurave nga paga e shpërblimet, të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet e punësimit (lexo për më shumë Ligji nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar).

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar – Një OJF është e detyruar të regjistrohet për TVSH dhe bëhet pagues i TVSH në rast se kryen aktivitet të tatueshëm, furnizon mallra ose ofron shërbime kundrejt pagesës sipas përcaktimeve të Ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore përkatëse.;

• Tatimi mbi fitimin– Një OJF është e detyruar të regjistrohet në përgjegjësinë tatimore për Tatimin mbi Fitimin, në rast se kryen aktivitet ekonomik dhe realizon të ardhura të tatueshme sipas përcaktimeve në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar;

Mbajtja e tatimit në burim lidhet me tatimin mbi të ardhurat personale të individëve. Kryesisht kjo teknikë e pagesës së tatimit, zbatohet për mbajtjen e tatimit në burim për pagesa që lidhen ambiente të marra me qira, kur qiradhënësi është individ përfitime nga anëtarësimi në një këshill mbikëqyrës, kur ky i fundit nuk ka statusin e tregtarit. Such may be: payment for rented premises, benefits of membership in a supervisory council, etc. (Read more of Law No. 8438, dated 28.12.1998 “On income tax” amended)

Dokumente Ndihmëse

→ Ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

→ Ligji nr.7870, datë 13.10.1994“Për Sigurimet Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

→ Ligji nr.9136, datë 11.9.2003 i ndryshuar “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë

Vendim nr.1114, datë 30.7.2008 i ndryshuar, Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11. 5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Ligjit nr.10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Vendim nr.77, datë 28.1.2015 “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar

Udhëzim nr.23, datë 09.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”

Udhëzim nr.23, datë 09.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”

Ligji nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Deklarimi për të gjitha deklaratat tatimore bëhet VETËM elektronikisht.

Pavarësisht kur është regjistruar gjatë një viti kalendarik/fiskal, deri më 31 Mars të vitit pasardhës, OJF-ja ka detyrim dorëzimin e pasqyrave financiare që përbëjnë bilancin vjetor te OJF.

Deklarata vjetore e të ardhurave personale plotësohet nga individi që mbart detyrimin për të deklaruar jo më vonë se data 30 prill i vitit pasardhës. Individëve u kërkohet të plotësojnë dhe dorëzojnë Pasqyrën Vjetore të të Ardhurave Individuale nëse gjenerojnë të ardhura vjetore bruto nga të gjitha burimet (brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë), në shumën totale mbi 2 milionë lekë.
Individi ka detyrimin të plotësojë dhe dorëzojë personalisht deklaratën vjetore individuale të të ardhurave personale, por ka të drejtë të caktojë edhe përfaqësuesin ligjor për të plotësuar ose dorëzuar deklaratën e tij.

Skip to content