In

Qendra Network Albania

Informations
BENEFICIARIES OF SERVICES:
Anëtarët; Fëmijët; Gratë; Publiku; Të moshuarit; Të rinjtë.
EXECUTIVE DIRECTOR:
Majlinda Hoxha
FORM OF THE ORGANIZATION:
Qendër
STARTING YEAR OF THE ACTIVITY:
02/20/2023
GEOGRAPHIC COVERAGE:
Rajonale
FIELDS OF ACTIVITY:
Arsimi dhe Edukimi; Arti/Kultura; Çështjet Sociale; Mjedisi; Qeverisja e Mirë; Të drejtat e njeriut; Drejtësia dhe ligji.
MISSION:

Fuqizimi i gruas shqipëtare, mjedisi, teknologjia dhe shëndeti mendor.

Forcimi i shoqërisë civile dhe angazhimi i saj në politikë dhe veçanërisht gjinia femërore: emancipimi intelektual i gruas shqiptare.
Organizimi i një rrjeti të përbashkët me organizatat shqiptare në të gjithë botën për promovimin e edukimit, trajnimit, diskutimit, debatit, dialogut, kulturës demokratike, trashëgimisë historike, por edhe shkëmbimin e eksperiencave dhe modeleve pozitive për traditën kulturore, kulinare, bujqësore, turizmin dhe përcjelljen e vlerave pozitive kombëtare te brezat e rinj, biznesesh me diasporen për promovimin e punës dhe shkëmbimin e përvojave jashtë dhe brenda vendit. Krijimi i një rrjeti intelektualësh dhe ekspertëve të rinj, hapjen e vendeve të reja për politikëbërjen sociale, gjeopolitike dhe sigurinë kombëtare, kibernetike, me fokus fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve. Aktivitete për mobilitetin rinor dhe promovimin e vullnetarizmit. Mbrojtjen e natyrës, ekosistemit dhe energjia e gjelbër. Promovimi i lojërave të turizmit, i produkteve bujqësore, blektorale, artizanale të çdo krahine të Shqipërisë por edhe të trevave shqiptare, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, Itali etj. Nxitja e njohjes dhe shitjes së tyre në tregun vendor dhe jashtë. Aktivitete, trajnime, vizita studimore, shkëmbime rinore, të cilat janë të lidhura me artin, muzikën, kulturën, teatrin, sportin, teknologjinë, arkitekturën, fotografinë, inovacionin, dizajnin, orientimin në karrierë e fusha të tjera.
Ngritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit mendor në të gjitha nivelet shoqërore. Krijimi i klubeve të librit, kinemave verore, kampeve verore, ku të mundësohet leximi, krijimtaria, aktivitetet fizike dhe debati që do vlejë për ngritjen intelektuale të shoqërisë.