Search
Close this search box.

FISKALIZIMI-PROCESI I ZBATIMIT

FISKALIZIMI I ZBATIMIT PROCESI

Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të deklaruar ne kohe reale transaksionet me dhe pa para në dorë. Të gjitha transaksionet (faturat) e deklaruara raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF).

Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020, subjekt i fiskalizimit të faturës do të jenë:
1. të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë faturë, sipas këtij Ligji dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar;
2. organet publike;
3. bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronike.

OJF-të janë subjekt i Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” si në rolin e pranuesit të faturave ashtu dhe në rolin e lëshuesit të faturave. OJF-të kanë detyrimin për regjistrim në Platformën Qendrore të Faturave/Portali Self-Care.

Duhet të mbani në konsideratë se, pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse, është:

Themeluesi, ose
Përfaqësuesi ligjor, ose
Individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
– controls in any way the election, appointment and removal of most of the decision-making bodies and/or executive bodies of the non-profit organization.

1. OJF-të duhet të regjistrohen në Platformën Qendrore të Faturave/ Portali Self-Care i aksesueshëm në e-albania dhe të deklarojnë të dhënat e kërkuara nga platforma.
2. OJF-të duhet të aplikojnë për tu pajisur me certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit nga AKSHI dhe më pas ta ngarkojnë atë në portalin Self- Care.
3. OJF-të duhet të sigurojnë kushtet për përdorimin e zgjidhjes software-ike.

1. Vendndodhjet e ushtrimit të aktivitetit
2. Upload-imi i Certifikatës Elektronike për projektin e fiskalizimit
3. Operatorët që do të lëshojnë faturat elektronike
4. Regjistrimi i paisjes elektronike të faturimit
5. Regjistrimi i prodhuesit dhe mirëmbajtjes së zgjidhjes sotware-ike

Organizatat jofitimprurëse të cilat nuk lëshojnë fatura tatimore, duhet të kryejnë vetëm dy hapat e para.

Pavarësisht lëshimit apo jo të faturave tatimore nga organizatat jofitimprurëse, sipas ligjit të Fiskalizmit do të duhen të pajisen me Certifikatë Elektronike. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me organizatën jofitimprurëse si entitet. Aplikimi për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit mundësohet përmes portalit e-albania.

Hapat e aplikimit
– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik;
– Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
– Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë;
– Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e email-it që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.
*Kujdes- sigurohuni që adresa e-mail e regjistruar në portal të jetë e aksesueshme në mënyrë të sigurtë nga ana juaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 3 ditë pune.
Periudha e vlefshmërisë së certifikatës është 1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës.
Kostot për këtë shërbim është 4000 Lekë (Shkarkoni faturën)

Çdo organizatë jofitimprurëse që lëshon fatura tatimore, duke filluar nga:
data 1 korrik, 2021 për të gjitha transaksione PA para në dorë
dhe nga data 1 shtator, 2021 për të gjitha transaksionet ME para në dorë do të duhet t`i lëshojë ato nëpërmjet sistemit online të Fiskalizimit, pavarësisht regjimit të tyre fiskal
( me TVSH apo pa TVSH).

Të gjitha organizatat jofitimprurëse të cilat nuk lëshojnë fatura tatimore, nuk e kanë detyrim pajisjen me zgjidhje software-ike. Këto organizata, pranimin e faturave të fiskalizuara mund ta kryejnë nëpërmjet portalit Self-Care-it.

Organizatat jofitimprurëse që lëshojnë fatura për transaksione ME ose PA para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave/ Self-Care, nëse përmbushin kriteret e mëposhtme:
a) Nuk janë subjekt i TVSH;
b) Nuk kanë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit;
c) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
d) Ka vetëm një të punësuar/vetëpunësuar.
Organizata të cilat lëshojnë fatura tatimore dhe nuk i plotësojnë kushtet e mësipërme do të duhet të pajiset me një zgjidhje software-ike nga subjekte të certifikuara nga Drejtoria e Tatimeve.

Kujdes: zgjedhja e kompanisë që ofron zgjidhje softwar-ike duhet të bëhët bazuar nga lloji i transaksionit që organizatat do të kryejnë, ME para apo PA para në dorë.
Këtu mund të gjeni listën e subjekteve të certifikuara nga Drejtoria e Tatimeve Lista web e kompanive (tatime.gov.al)

Të gjithë blerësit ose marrësit e faturave mund të verifikojnë nëse fatura e tyre është fiskalizuar dhe dërguar në Administratën Tatimore, brenda 60 ditëve nga data e faturës. Verifikimi kryhet përmes platformës qendrore të faturës ose përmes një aplikacioni të veçantë duke skanuar kodin QR në faturë. Gjithashtu, mund të verifikohet edhe në zyrën e Administratës Tatimore.

Nëse blerësi është një person i tatueshëm, ai mund të verifikojë nga platforma qendrore e faturës nëse fatura është fiskalizuar, pasi fatura duhet të jetë regjistruar në librin e tij të blerjes.
Nëse fatura nuk përmban NIVF në momentin e lëshimit, atëherë do të thotë që ajo nuk është fiskalizuar para lëshimit.

Për pyetje dhe paqartësi në lidhje me procesin e fiskalizimit, mund të shkruani në adresën Fiskalizimi.Helpdesk@tatime.gov.al.

Skip to content