• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In

Fondacionet Komunitare – Një vështrim i përgjithshëm i karakteristikave dhe rëndësisë së tyre në Evropë dhe botë

Përgjatë tre dekadave të veprimtarisë së sektorit jo-fitimprurës diversifikimi dhe qendrueshmëria financiare ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore për organizatat jofitimprurëse (OJF). Shumë organizata në vend, varen nga fonde me bazë projektesh të mbështetura nga donatorë, kryesisht donatorë ndërkombëtarë. Mbështetja dhe fondet e shtetit ndër vite, si financiare dhe jo-financiare, mbetet në nivele të ulta.

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Qendra Kombëtare Burimore  për Shoqërinë Civile, sjellin në vëmendje të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve e aktorëve të tjerë këtë hulumtim me qëllim prezantimin e  fondacioneve komunitare, në mbështetje të fuqizimit të sektorit të shoqërisë civile  e komuniteteve lokale.

Fondacionet Komunitare – Një vështrim i përgjithshëm i karakteristikave dhe rëndësisë së tyre në Evropë dhe botë Shkarko