In

Fondi i Arkitekturës në Shqipëri

Informations
BENEFICIARIES OF SERVICES:
Anëtarët; Biznesi; Fëmijët; Gratë; Publiku; Minoritetet; Komuniteti LGBT; Të moshuarit; Të rinjtë; Personat me nevoja të veçanta (fizike dhe psikologjike).
EXECUTIVE DIRECTOR:
Saimir Kristo
FORM OF THE ORGANIZATION:
Fondacion
STARTING YEAR OF THE ACTIVITY:
03/02/2023
GEOGRAPHIC COVERAGE:
Kombëtar
FIELDS OF ACTIVITY:
Arsimi dhe Edukimi; Arti/Kultura; Bashkim profesionistësh (Org. e juristëve, financierëve, gjyqtarëve, ndërtuesve etj.); Çështjet sociale; Media; Mjedis.i
MISSION:

Fondi i Arkitekturës në Shqipëri është një organizatë jofitimprurëse me misionin për të pyetur dhe hulumtuar, zhvilluar dhe strukturuar dhe manifestuar mendimin, debatin dhe reflektimin arkitektonik në shoqerinë tonë. Origjina e Trienales së Arkitekturës së Tiranës, shpaloset në kontekstin shqiptar, tre dekada, ende në tranzicion. Nga ana sociale, kulturore dhe arkitekturore. Megjithatë, ajo nuk kufizohet vetëm në Shqipëri si pikë referimi, por si pikë reflektimi.
Gjithsesi, përtej të gjithë kufijve gjeografikë dhe disiplinorë, Shqipëria është në një tjetër gjendje tranzicioni; nga holoceni drejt antropocenit, nga analoge në dixhitale dhe nga fizike në virtuale, një temë e prezantuar me sukses në qytetin e Tiranës gjatë Trienales së parë të Arkitekturës në Tiranë “Virtualisht e pranishme, fizikisht e padukshme” gjatë 2023.
Fondi i Arkitekturës në Shqipëri operon në një dialog konstruktiv me qytetin e Tiranës; Bashkinë e saj, Universitetet dhe shkollat e artit, arkitekturës dhe zhvillimit urban, institucionet dhe kolektivat kulturore, grupet e pavarura dhe Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë janë aktorët kryesorë të këtij dialogu përveç vetë qytetarëve të qytetit.