Akademia e OShC-ve është një program vjetor që shërben si hapësirë edukimi joformal dhe zhvillimi të aftësive dhe kompetencave të drejtuesve të shoqërisë civile në Shqipëri.
I dizenjuar me një kurrikul unike dhe ofruar përmes metodave bashkëkohore të të nxënit, Akademia është një mundësi shumë e mirë për zhvillim personal e profesional si dhe për shkëmbim eksperiencash, duke dhënë kështu një kontribut kyç në krijimin e gjeneratës së ardhshme të profesionistëve të dedikur dhe drejtuesve të OJF-ve, që do të jenë aktorë të ndryshimit dhe kontribues në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Për më shumë informacion në lidhje me programin e Akademisë dhe regjistrimin në të lexoni Broshurën e Akademisë. Për më shumë mbi impaktin e programit dhe rezultatet lexoni Raportin e Vlerësimit të programit të Akademisë 2015-2018.