Fuqizim kapacitetesh për shoqërinë civile në Shqipëri

Akademia e OShC-ve

Akademia e OShC-ve është një program vjetor që shërben si hapësirë edukimi joformal dhe zhvillimi të aftësive dhe kompetencave të drejtuesve të shoqërisë civile në Shqipëri.

I dizenjuar me një kurrikul unike dhe ofruar përmes metodave bashkëkohore të të nxënit, Akademia është një mundësi shumë e mirë për zhvillim personal e profesional si dhe për shkëmbim eksperiencash, duke dhënë kështu një kontribut kyç në krijimin e gjeneratës së ardhshme të profesionistëve të dedikur dhe drejtuesve të OJF-ve, që do të jenë aktorë të ndryshimit dhe kontribues në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Për më shumë informacion në lidhje me programin e Akademisë dhe regjistrimin në të lexoni Broshurën e Akademisë. Për më shumë mbi impaktin e programit dhe rezultatet lexoni Raportin e Vlerësimit të programit të Akademisë 2015-2018.

Programe trajnimi për OShC-të

Bazuar në një vlerësim kombëtar të nevojave të OShC-ve si dhe në kërkesa të organizatave të shoqërisë civile pranë zyrave tona, çdo muaj organizohen programe onsite dhe online trajnimi për OShC-të. Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e këtyre programeve, na kontaktoni në info@resourcecentre.al.

Sesione informimi për OShC-të mbi integrimin në BE

Qendra Kombëtare Burimore organizon sesione informimi për OShC-të në të gjithë vendin mbi integrimin evropian, më specifikisht mbi procedurat legjislative, aktorët kryesorë dhe aktorët e tjerë në këtë proces, si janë të lidhura procedurat me përpjekjet advokuese në vendet kandidate, roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE etj.

Përveç sesioneve të informimit, zyrat e Qendrës Burimore në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, në bashkëpunim me zyrat e informacionit të BE-së në secilën bashki të këtyre rajoneve, japin informacion për organizatat e shoqërisë civile mbi Bashkimin Evropian, institucionet e tij, programet e financimit, politikat si dhe informacione të tjera të rëndësishme rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.