In

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit

Informations
BENEFICIARIES OF SERVICES:
Gratë; Publiku; Të rinjtë.
EXECUTIVE DIRECTOR:
Prof. Dr. Nevila Nika
FORM OF THE ORGANIZATION:
Qendër
STARTING YEAR OF THE ACTIVITY:
04/11/2013
GEOGRAPHIC COVERAGE:
Kombëtar
FIELDS OF ACTIVITY:
Edukim;Trashëgimi;Turizëm.
MISSION:

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) është qendër e pavarur kulturore – shkencore me karakter këshillimor, trajnues, studimi, kërkimi. IETT synon të kontribuojë në fushën e edukimit, në të gjitha nivelet (parashkollor, fillor, të mesëm e të lartë), teksteve shkollore, universitare, të kurrikulës, kualifikimit dhe trajnimit të mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe pedagogëve, në fushën e edukimit, të pedagogjisë, të metodave të dhënies së njohurive – kontrollit dhe nxënies, psikologjisë, didaktikës, trajnimit; në fushën e botimeve të ndryshme.
Të japë ndihmesën e tij në fushën e trashëgimisë kulturore e historike, vlerave materiale e shpirtërore, kërkimore e dokumentare, restaurimit dhe botimeve që lidhen me to, pasuri kjo e trashëguar me vlera unike artistike, estetike, dhe karakteristika tradicionale, që plotëson diversitetin dhe peizazhin e pasur artistik e kulturor.
Të kontribuojë në fushën e turizmit aktiv dhe në të gjitha drejtimet që lidhen me të, sidomos në fushën e turizmit familjar, kulturor e historik, të japë një ndihmesë në zhvillimin e këtij sektori duke përkrahur iniciativat që gjenerojnë mundësi tregtare, duke mbështetur guida e aktivitete turistike, duke bërë orientime, partneritete e bashkëpunime të rëndësishme, të cilat promovojnë përparësitë për ruajtjen mjedisore dhe larminë kulturore të popujve ballkanikë dhe më gjerë.