Java e Shoqërisë Civile 2025 do të zhvillohet nga 16 deri më 22 qershor dhe sjell një fokus të veçantë te fuqia dhe ndikimi i organizatave dhe aktivistëve që punojnë për ndërtimin e një shoqërie më demokratike, më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, te ofrimi i shërbimeve dhe nxitja e pjesëmarrjes qytetare, kontributi i tyre reflektohet në ndryshimet pozitive që ndodhin çdo ditë në komunitetet tona.
Gjatë kësaj jave, do të organizohen 172 aktivitete në të gjithë vendin, duke krijuar një mundësi të veçantë për të parë nga afër se si ndryshimi ndodh kur njerëzit bashkohen dhe angazhohen.
Kalendari i plotë i eventeve është gati. Shfletoni këtu dhe bëhuni pjesë e aktiviteteve përgjatë javës.