In

Kodi i Standardeve për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri

Kodi i Standardeve prezanton një mekanizëm vetërregullues për sektorin, duke synuar të përmirësojë efektivitetin e punës së organizatave jofitimprurëse, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien.

Ai është një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si ato qeverisen, manaxhojnë burimet, janë transparente dhe llogaridhënëse me të gjithë grupet e interesit, si ndërtojnë marrëdhëniet me mbështetësit dhe donatorët, si manaxhojnë konfliktin e interesave, etj.

Konceptuar si kontribut i sektorit për sektorin, Kodi është një praktikë e ngritur dhe bazuar në përvoja dhe modele ndërkombëtare e rajonale të standardeve për organizatat e shoqërisë civile sikurse ajo e Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Standardit Global për Përgjegjshmërinë e OSHC-ve.

Grupi i punës i përbërë nga 16 organizata të shoqërisë civile, punuan dhe përshtatën më tej Kodin e Standardeve me dinamikën e zhvillimit të sektorit jofitimprurës në Shqipëri dhe hartuan Kodin e Standardeve si dhe një kornizë të zbatimit që mundëson monitorimin dhe vetëvlerësimin e organizatës.

 

Kodi i Standardeve për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri Shkarko
Korniza Vetëvlerësuese e Kodit të Standardeve për OJF-ve në Shqipëri Shkarko