Fëmijët, Gratë, Personat me nevoja të veçanta (fizike dhe psikologjike), Të Rinjtë, Administrata Qendrore, Administrata Lokale
Forma e organizimit
Shoqata
Fushat e veprimtarisë së organizatës
Arsimi dhe Edukim, Çështjet Sociale, Qeverisja e mirë, Shëndeti, Të drejtat e njeriut, Drejtësia dhe Ligji
Field of services provided by your organization
Kurse kualifikimi / Formimi profesional, Kërkim/ Studim
Shërbimet Lokale
Terapi dhe këshillim psikologjik, Shërbime dhe këshillim shëndetësor
Misioni
Instituti Shqiptar për Aktivizëm dhe Ndryshim Social (IANS) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, e përkushtuar në promovimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, empatike dhe të qëndrueshme, të afta për të adresuar në mënyrë efektive polarizimin social. Ne besojmë se çdo individ ka të drejtën të marrë vendime për jetën e tij dhe të gëzojë të drejtat e përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
Ne advokojmë për një shoqëri të hapur, të informuar, të angazhuar dhe të përgjegjshme në përballjen me sfidat lokale dhe rajonale. Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie ku dallimet kulturore, etnike, racore dhe të tjera, të shihen si burime pasurimi dhe jo përçarjeje. Si pjesë integrale e shoqërisë civile, puna jonë udhëhiqet nga nismat personale të profesionistëve dhe vullnetarëve, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe partnerët diplomatikë.