Fëmijët, Gratë, Minoritetet, Personat me nevoja të veçanta (fizike dhe psikologjike), Komuniteti LGBT, Administrata Qendrore, Administrata Lokale
Forma e organizimit
Shoqata
Field of services provided by your organization
Trajnimi, Kërkim/ Studim
Shërbimet Lokale
Shërbimi Ligjor
Misioni
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike - AIPA (Albanian Institute of Public Affairs) është një organizatë jofitimprurës e themeluar në Mars të vitit 2011 dhe punon nën ombrellën e Universitetit Barleti. Gjatë punës së saj AIPA është angazhuar të ndikojë në procesin e demokratizimit të shoqërisë shqiptare duke përmirësuar procesin e hartimit të politikave në Shqipëri në nivel lokal dhe qendror, duke rritur kapacitetet dhe duke forcuar pjesëmarrjen e publikut në të gjitha aktivitetet shoqërore me interes publik. AIPA promovon vlerat dhe parimet demokratike, edukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar, monitorimin e politikave dhe strategjive të ndryshme, sigurimin e njohurive të bazuara në hulumtimet më të fundit si dhe ekspertizën e pavarur dhe të kualifikuar mbi çështjet politike, sociale, ekonomike dhe juridike që lidhen me zhvillimin e vendit.