Misioni: Mbështetja, ndihma, edukimi ligjor, fuqizimi i qytetarëve, në mënyrë të vecantë
qytetarëve nga grupet e margjinalizuara dhe grave e vajzave nga këto grupe, me qëllim që të
rritet aksesi i tyre në institucionet publike dhe në system, në mënyrë të veçantë, në sistemin e
drejtësisë, përmes:
• Njohjes së standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut për qytetarët, me përparësi
grupet e margjinalizuara, barazinë, barazinë gjinore dhe mos diskriminimin;
• Informimit, Edukimit dhe edukimit ligjor me qëllim njohjen dhe ushtrimin e të drejtave
dhe mjeteve ligjore nga qytetarët, në mënyrë të vecantë qytetarëve dhe grave nga grupet e
margjinalizuara;
• Ndihmës juridike falas për qytetarët;
• Mbështetjes dhe fuqizimit në përdorimin e teknologjisë, me qëllim gëzimin e të drejtave
dhe aksesimin e sistemit, përfshirë sistemin e drejtësisë;
• Fushatave të edukimit dhe ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut dhe si ti ushtrojnë ato në
të gjitha fushat në mënyrë të vecantë në arsim, punësim, shëndet, pjesëmarrje në
vendimmarrje dhe jetën politike, të drejtat pronësore, parandalimin dhe luftimin e dhunës
me bazë gjinore dhe dhunës në familje, barazinë gjinore, aksesin në ujë të pijshëm,
energji, kontributin për paqe dhe një shoqëri pa konflikte dhe mosmarrëveshje, klimën,
energjinë, luftimin e varfërisë, dhe mos diskriminimin në të gjitha fushat;
• Monitorimeve të efektivitetit të sistemit, me fokus në vlerësimin e gëzimit de fakto të të
drejtave nga qytetarët;
• Ndërmarrjes së nismave për përmirësimin e legjislacionit në fushën e të drejtave të
njeriut, barazisë, barazisë gjinore dhe mos diskriminimit;
• Advokimit në nivel qëndror dhe vendor me qëllim që prioritetet e grupeve të
margjinalizuara, në mënyrë grave nga këto grupe të jenë pjesë e politikave, planeve të
veprimit dhe buxheteve të përgjigjshme përfshirëse dhe gjinore, në nivel qëndror dhe
vendor;
• Forcimit të kapaciteteve të profesionistëve të sistemit, në nivel qëndror dhe në njësitë e
vetëqeverisjes vendore, në zbatim të kuadrit ligjor dhe të drejtave të grupeve të
margjinalizuara, në mënyrë të vecantë grave nga këto grupe;
• Përgatitjes së raporteve, analizave, studimeve, përfshirë raportet për mekanizmat
ndërkombëtare të konventave për të drejtat e njeriut dhe mos diskriminimin;
• Rrjetëzimit me organizata që punojnë në të njëjtën fushë në nivel kombëtar, rajonal dhe
ndërkombëtar.