Trajnimi, Kurse kualifikimi / Formimi profesional, Kërkim/ Studim, Këshillim karriere dhe shërbim punësimi
Misioni
Misioni ynë është që të ofrojmë burime dhe shërbime në ndihmesë të vajzave dhe grave duke nxitur zhvillim, vetëbesim, përparim, përmes ofrimit të mentorimeve profesionale, trajnimeve për aftësi jetese, si dhe kampanjave të ndërgjegjësimit për barazinë gjinore. Ne duam që të ushqejmë dhe edukojmë mendjet, sidomos të brezit të ri.
VenerAlive është një organizatë jofitimprurëse, e fokusuar ne fuqizimin e grave dhe vajzave përmes mentorimit, edukimit dhe ndërgjegjësimit. Me programet dhe shërbimet tona, ne duam t’i inkurajojmë femrat që të arrijnë potencialin e tyre maksimal, duke shfrytëzuar talentet dhe pikat e tyre të forta, të rrisin vetëdijen për rolin dhe rëndësine e tyre si individë. Qëllimi ynë është të bashkojmë forcat me të gjitha palët e interesuara në pjesëmarrjen aktive dhe arritjen e rezultateve të pritura, në mënyrë që gratë dhe vajzat të kenë një ndikim pozitiv nga programet dhe iniciativat e organizatës.