Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë prezanton gjetjet e matjes së kuadrit mundësues ligjor dhe praktik për zhvillimin e shoqërisë civile.
Ndër gjetjet dhe rekomandimet e raportit, theksohet nevoja për më shumë transparencë dhe qasje proaktive në ndarjen e informacionit nga institucionet publike, që do të kontribuonin në mekanizma bashkëpunimi efektivë me OJF-të në politikëbërje dhe vendimmarrje si dhe në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE.
Theksohet gjithashtu nevoja për rritjen e ndërgjegjësimit të OJF-ve, organeve tatimore dhe institucioneve të huaja donatore për zbatimin efektiv të procedurës së rimbursimit të TVSH-së për shpenzimet e aktivitetit të granteve.