Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë prezanton gjetjet e matjes së kuadrit mundësues ligjor dhe praktik për zhvillimin e shoqërisë civile.
Sektori i organizatave jofitimprurëse në Shqipëri po përballet me një mjedis gjithnjë e më sfidues. Legjislacioni mbetet shpesh i kufizuar dhe jo i harmonizuar me nevojat reale të sektorit. Financimi publik është i pamjaftueshëm, dhe me tërheqjen e donatorëve bilateralë dhe reduktimin e ndihmës së huaj, sfida e qëndrueshmërisë financiare është thelluar, duke vënë në rrezik vazhdimësinë e shumë shërbimeve dhe rolin e tyre thelbësor në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe demokratik të vendit.
Për më tepër, perfshirja formale dhe jo thelbësore të OJF-ve në proceset vendimmarrëse, e vështirëson ushtrimin e plotë të rolit të tyre si aktorë të rëndësishëm në forcimin e demokracisë, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare. Këto sfida ndikojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga agjenda e integrimit evropian, ku një shoqëri civile e fuqizuar dhe e përfshirë është thelbësore për procesin e demokratizimit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Për më shumë informacion mbi zhvillimet, ju ftojmë të shfletoni ”Raportin e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile 2024 – Raporti për Shqipërine”, i cili përfshin zhvillimet gjatë vitit 2024 dhe disa zhvillime kryesore deri në mars të vitit 2025. Ky është raporti i 11-të që realizohet për Shqipërinë dhe bën pjesë në një seri raportesh që hartohen në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.
Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Raporti për Shqipërinë 2024 | Shkarko |