Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile kanë kënaqësinë t`Ju ftojnë më datë 7 korrik, 2021, ora 10:00, ONLINE në ZOOM, në prezantimin e raportit vjetor të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile 2020.
Në vitin e tetë të realizimit të tij, raporti 2020 paraqet një analizë të mjedisit mundësues në linjë me prioritetet e vendosura në Udhërrëfyesin për Hartimin e Politikave dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Shoqërinë Civile 2018-2022.
Ai analizon një sërë nismash të rëndësishme ligjore, pjesë e paketës Money-Laundering/ Luftës kundër Financimit të Terrorizmit, duke përfshirë këtu dhe ligjin e ri “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, të ndërmarra përmes një procesi jo-përfshirës, duke shpërfillur disa rekomandime të rëndësishme të organizatave të shoqërisë civile, duke kufizuar kështu lirinë e organizimit dhe funksionimit të OSHC-ve.
Për t’u bërë pjesë e takimit, regjistrohuni në link si me poshtë osë na shkruani, brenda datës 6 korrik, 2021 në info@resourcecentre.al.
https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZItc-GrpzkjE9DqSIF3S_7HUhh9cJKcRwA5
Meeting ID: 860 4839 2994