National Resource Centre for Civil Society in Albania is a platform of information and service provision of civil societies in Albania

Prezantimi i raportit vjetor të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile 2020

EVENT DETAILS :

  • Start Date:07-07-2021
  • End Date:07-07-2021
  • Start Time:10:00
  • End Time:11:00
  • Location:Albania

ORGANIZER :

  • Organized by:National Resource Centre for Civil Society in Albania
  • Mobile:+355 4 2254881
  • Email:info@resourcecentre.al
  • Website:https://resourcecentre.al
  • Address:Tirana, Albania

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile kanë kënaqësinë t`Ju ftojnë më datë 7 korrik, 2021, ora 10:00, ONLINE në ZOOM, në prezantimin e raportit vjetor të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile 2020.

Në vitin e tetë të realizimit të tij, raporti 2020 paraqet një analizë të mjedisit mundësues në linjë me prioritetet e vendosura në Udhërrëfyesin për Hartimin e Politikave dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Shoqërinë Civile 2018-2022.

Ai analizon një sërë nismash të rëndësishme ligjore, pjesë e paketës Money-Laundering/ Luftës kundër Financimit të Terrorizmit, duke përfshirë këtu dhe ligjin e ri “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, të ndërmarra përmes një procesi jo-përfshirës, ​​duke shpërfillur disa rekomandime të rëndësishme të organizatave të shoqërisë civile, duke kufizuar kështu lirinë e organizimit dhe funksionimit të OSHC-ve.

Për t’u bërë pjesë e takimit, regjistrohuni në link si me poshtë osë na shkruani, brenda datës 6 korrik, 2021 në info@resourcecentre.al.
https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZItc-GrpzkjE9DqSIF3S_7HUhh9cJKcRwA5
Meeting ID: 860 4839 2994