Search
Close this search box.

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PRONARËVE PËRFITUES

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PRONARËVE PËRFITUES

Aplikimi për regjistrimin e pronarit/ëve përfitues bëhet elektronikisht në e-Albania. Personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues që kërkon të kryejë një aplikim për regjistrimin fillestar dhe/ose për përditësimin ose ndryshimin e të dhënave për pronarët përfitues, nëpërmjet sportelit elektronik të QKB-së, duhet të identifikohet elektronikisht nëpërmjet autentifikimit nga portali unik i shërbimeve “regjistrim i pronarit përfitues” në portalin e-Albania. Pasi është autentifikuar, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues akseson sportelin elektronik dhe zgjedh llojin e regjistrimit që kërkohet të kryhet. Pas përzgjedhjes së llojit të regjistrimit, sistemi i informatizuar shfaq formularin përkatës të aplikimit, dhe hap dosjen elektronike, e cila mban numrin përkatës (një numër për çdo dosje ose aplikim) të dhënë nga sistemi i informatizuar (numri i çështjes). Pas shfaqjes së formularit dhe hapjes së dosjes elektronike, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues plotëson elektronikisht formularin, në të gjitha rubrikat e tij, sipas llojit të regjistrimit që kërkohet të kryhet. Personi i autorizuar, për të përfaqësuar subjektin raportues, ngarkon në dosjen e hapur dokumentet shoqëruese, që provojnë të dhënat që regjistrohen, të krijuara apo të konvertuara prej tij në format elektronik. Për çdo dokument të ngarkuar në dosjen elektronike, sistemi i informatizuar vendos një kod identifikimi elektronik të sigurt që lidh dokumentin me të dhënat e autentifikimit të personit. Pasi personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues verifikon se të dhënat e plotësuara në formular dhe dokumentet shoqëruese, të ngarkuara në dosjen elektronike, janë të sakta, i konfirmon ato me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën, nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit. Pas konfirmimit elektronik të aplikimit, sistemi i informatizuar jep konfirmimin automatik të kryerjes së aplikimit nga sporteli elektronik, i cili përmban numrin e dhënë automatikisht nga sistemi i informatizuar (numrin e çështjes), i cili i mundëson aplikantit të ndjekë në çdo kohë gjendjen e procesit të regjistrimit.

– Në aplikim, duhet të bashkëlidhet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues, të tillë si: dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj; ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton themelues në subjektin tuaj, statuti/aktet e brendshme të organizatës jofitimprurëse; kontrata apo çdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj.

– Dokumentacioni që depozitohet në Regjistër duhet të jetë hartuar jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e regjistrimit fillestar të pronarit përfitues dhe i përkthyer në shqip. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të legalizohen.

– Aplikimi dhe dokumentacioni shoqërues, konfirmohet se është i saktë me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit. QKB, shqyrton aplikimin brenda dy ditë pune, sipas kërkesave të VKM-së, pas verifikimit të të cilave vendos miratimin ose refuzimin e tij, vendimmarrje kjo e cila publikohet në RPP dhe gjithashtu njoftohet nëpërmjet postës elektronike të deklaruar nga çdo organizatë jofitimprurëse, në e-albania.

– Aplikimi do të shqyrtohet nga QKB jo më vonë se 2 ditë pune nga marrja e aplikimit nga subjektet raportuese. Vendimi për miratimin ose refuzimin e aplikimit do të njoftohet nëpërmjet publikimit në Regjistër si edhe do t’i dërgohet personit të autorizuar nëpërmjet postës elektronike.

– Informacioni që duhet të regjistrohet konsiston në (i) të dhëna për subjektin raportues (NUIS; emri), (ii) të dhëna të detyrueshme për pronarin përfitues (të dhëna e identifikimit; data e përcaktimit të individit si pronar përfitues; lloji dhe përqindja e pronësisë). Për pronarët përfitues të cilët janë shtetas shqiptar të dhënat që kërkohen janë emri, mbiemri, numri i identifikimit, data e lindjes, shtetësia, adresa e rezidencës së përhershme. Përveç të dhënave të mësipërme, shtetasit e huaj duhet gjithashtu të deklarojnë numrin e pasaportës, datën e lëshimit dhe datën e skadimit të pasaportës.

Duhet të mbani në konsideratë se, pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse, është:

Themeluesi, ose
Përfaqësuesi ligjor, ose
Individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

Ndërkohë, me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore. Në rast se kontrolli ushtrohet me anë të një trust-i, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues:

Krijuesin
Kujdestarin/të mirëbesuarin
Mbrojtësin, nëse ka, dhe
Përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon;
ose çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera

Detyrimi i regjistrimit të pronarit përfitues, e ka çdo subjekt raportues, pavarësisht statusit të tij.

Pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si
dhe degët e organizatave jofitimprurëse, mund të regjistrohet:
Themeluesi, ose
Përfaqësuesi ligjor, ose
Individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:
përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

1-vjeçare për profilet: Profesionist i lirë, Profesionist i punësuar, Administrator dhe Drejtues Teknik.
1-javore për Nënshkrimin Elektronik 1 javor.

4800 lekë për profilet: Profesionist i lirë, Profesionist i punësuar, Administrator dhe Drejtues Teknik
(Shkarkoni faturën)
Free for Electronic Signature 1 week.Law No. 92/2014 “On value added tax in the Republic of Albania”, as amended.

Më shumë

për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@ealbania.al ose vizitoni https://akshi.gov.al/nenshkrimi-elektronik-per-subjektet-private/

Referuar natyrës së ndryshme të një OJF-ve nga subjektet tregtare dhe identifikimit të pronarit të tyre përfitues i cili sipas ligjit është I ndryshëm; formularët e aplikimit janë hartuar në dy lloje: për OJF dhe subjekte tregtare.

Referuar VKM nr.1088/2020, deklarata me shkrim e përfaqësuesit ngarkohet në rast se pas shterimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Pra, është një akt që nuk përcakton pozicionin e tij në subjektin raportues, por hapat që
ai ndërmerr për identifikimin e pronarit përfitues si dhe arsyet e identifikimit të personit të regjistruar si pronar përfitues.

Skip to content