Search
Close this search box.

Pyetje te shpeshta

THEMELIMI DHE REGJISTRIMI I OJF-VE OJF-TE

Bazuar në nenin 46 të Ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikohet së kushdo ka të drejtën për t’u organizuar në mënyrë kolektive për çdo qëllim të ligjshëm, dhe se regjistrimi i organizatave dhe shoqatave bëhet sipas procedurës së parashikuar me ligj në gjykatë. Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara sipas ligjit.

Po kështu, bazuar në nenin 4 të Ligjit nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar, çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, ka të drejtë të themelojë një organizatë jofitimprurëse, të jetë anëtar i saj ose të marrë pjesë në organet drejtuese ose në personelin administrativ të organizatës jofitimprurëse.

Tre janë format e organizimit të një OJF-je: Shoqatat, Fondacionet, Qendrat veprimtaria e të cilave zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti.

Lexoni për më shumë:
“Për organizatat jofitimprurëse”

Ndërmarrja Sociale nuk mund të konsiderohet si një formë e veçantë organizimi për OJF-të. Ndërmarrjet Sociale organizohen dhe funksionojnë sipas Ligjit nr.65/2016, datë 09.06.2016 “Për ndërmarrjet sociale në Republikën e Shqipërisë”, dhe njohja e statusit të ndërmarrjes sociale, për një subjekt krijuar dhe regjistruar si OJF, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

Bazuar në Ligjin nr.80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, aktet për regjistrimin fillestar të organizatave jofitimprurëse janë: Kërkesa për regjistrimin fillestar të plotësuar më të gjitha të dhënat e detyrueshme; Statuti dhe akti i themelimit; Akti për përcaktimin e përfaqësuesit ligjor të organizatës jofitimprurëse, nëse nuk përfshihet në aktet e mësipërme. Për fondacionet që themelohen në bazë të një akti testamentar, bashkë me kërkesën për regjistrim fillestar, të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji, depozitohet testamenti dhe statuti në rastet kur është hartuar dhe miratuar nga ekzekutori i testamentit. Degët e organizatave jofitimprurëse të huaja, përveç përmbushjes së kërkesave të tjera të legjislacionit në fuqi, regjistrohen duke depozituar kërkesën për regjistrim fillestar, të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji, si dhe: aktin e themelimit e statutin e organizatës jofitimprurëse të huaj, kur këto janë dy dokumente të veçanta ose, në mungesë, aktin ekuivalent të krijimit sipas legjislacionit të huaj, si dhe tekstin e plotë të tyre me ndryshimet e mëpasshme; dokumentacionin që vërteton regjistrimin e organizatës jofitimprurëse të huaj në juridiksionin e huaj; dokumentacionin që vërteton gjendjen aktuale të organizatës jofitimprurëse të huaj, të lëshuar brenda një afati jo më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë nga data e paraqitjes së kërkesës, me të dhënat e regjistrimit dhe të përfaqësimit, përfshirë informacionin nëse është në proces likuidimi apo falimentimi; vendimin ose aktet e tjera të organit kompetent të organizatës jofitimprurëse të huaj sipas legjislacionit të huaj për hapjen e degës në Shqipëri.

Organizatat jofitimprurëse, pasi themelohen duhet të regjistrohen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara në ligj, për t’u regjistruar më pas edhe pranë organeve tatimore. Regjistrimi në organet tatimore dhe pajisja me NIPT bëhet duke u paraqitur në zyrat rajonale tatimore ku OJF-ja do të zhvillojë veprimtarinë e saj.

Organizatat jofitimprurëse, pasi themelohen duhet të regjistrohen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara në ligj, për t’u regjistruar më pas edhe pranë organeve tatimore. Register of Beneficiary Owners (RPP). Regjistrimi fillestar dhe regjistrim tjetër i organizatave jofitimprurëse kryhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës për regjistrim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, brenda afatit 30 ditë nga dita e themelimit.

Dokumentacioni që paraqitet për regjistrim në Administratën Tatimore sipas Ligjit nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, është si më poshtë:

  • Vendimi i Gjykatës, Statuti dhe Akt-Themelimi i noterizuar;
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit ose Pasaportës së administratorit apo përfaqësuesit ligjor;
  • Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje/ huapërdorje ose akt pronësie);
  • Formulari i regjistrimit i plotësuar.

Pas marrjes së certifikatës së NIPT-it, subjekti pajiset dhe me fjalëkalimin që do të shërbejë për deklarimin online.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin e OJF lexoni këtu.

Procesi i themelimit dhe regjistrimi i OJF-ve ka kosto. Kostot mund variojnë nga 7,000 deri në 35,000 Lekë (këtu përfshihen kosto printimi, noterizime, tarifa e gjykatës, transport, kosto pune, etj).

Çdo OJF që kryen regjistrimin fillestar mbart edhe detyrimin që të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese që depozitohen në regjistrin elektronik të OJF. Në rast ndryshimi të aktit të themelimit ose statutit, depozitohet edhe teksti i plotë i tyre, që pasqyron ndryshimet e mëpasshme. Për degët e organizatave jofitimprurëse të huaja depozitohet statuti dhe akti i themelimit i organizatës jofitimprurëse të huaj ose dokumenti ekuivalent i krijimit, sipas legjislacionit të huaj, me tekstin e plotë që pasqyron ndryshimet e bëra. Sipas Ligjit nr.80/2021 “Për regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, organizatat jofitimprurëse duhet të regjistrojnë dhe të depozitojnë aktet përkatëse, si më poshtë:

  • çdo ndryshim në statut; pasqyrat financiare vjetore të mbajtura sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme; emërimin e likuidatorit, si dhe të dhënat e tij të identifikimit;
  • aktet e prishjes, të mbylljes ose të shpërndarjes, aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, hapjes së procedurave të administrimit, likuidimit ose riorganizimit, si dhe aktet e tjera të ndërmjetme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Për degët e organizatave jofitimprurëse të huaja regjistrohen edhe aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, të hapjes dhe të mbylljes së procedurave të likuidimit ose të falimentimit të organizatës jofitimprurëse të huaj; vendet e tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia;
  • kompetencat e përfaqësimit të organeve drejtuese ose të likuiduesve; emri, mbiemri, datëlindja dhe vlera e kontributeve pasurore të fondit themelues (nëse ka të tilla);
  • çdo regjistrim tjetër të detyrueshëm sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Ndryshimet që depozitohen / kryhen pranë Administratës Tatimore përkatëse (Drejtoria Rajonale Tatimore dhe Seksioni i Taksave Vendore në Bashkinë përkatëse) janë:

  • Pasqyrimi i ndryshimeve të kryera me Vendim Gjykate;
  • Hapja/mbyllja e adresave dytësore dhe lëshimi i çertifikatave përkatëse;
  • Ndryshimi i përgjegjësive tatimore (shtimi/heqja).

Lexoni për më shumë: Formulari i Ndryshimeve.

Nëse OJF-ja nuk deklaron për një periudhë më të gjatë se 12 muaj të njëpasnjëshëm, ose ka vendosur të ndërpresë aktivitetin për një periudhë më të gjatë se 12 muaj ose pa afat, dhe këtë vendim e njofton zyrtarisht, OJF kalon në status pasiv.

Kalimi në status pasiv i OJF-ve bëhet me kërkesë të OJF ose nga Administrata Tatimore përkatëse kur përmbushen kushtet ligjore:

  • Me kërkesë zyrtare të subjektit – kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë më të gjatë se 12 muaj ose pa afat;
  • Nga Administrata Tatimore – në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhë më të gjatë se 12 muaj të njëpasnjëshëm.

Për të gjithë periudhën që subjekti OJF ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për të dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht).

Bazuar në nenin 44 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, administrata tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

  • a) nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
  • b) nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; c) deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.

Kur tatimpaguesi rifillon veprimtarinë, administrata tatimore automatikisht transferon regjistrimin nga regjistri pasiv në regjistrin aktiv. Bazuar në Udhëzimin nr.24, datë 02.09.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, personat e tatueshëm të kaluar në regjistrin pasiv, nëse do të rifillojnë aktivitetin ekonomik, në çdo kohë, mund të kërkojnë të kalojnë në regjistrin aktiv. Aktivizimi i tatimpaguesit dhe kalimi i tij nga regjistri i tatimpaguesve pasiv në regjistrin e tatimpaguesve aktivë bëhet me kërkesë të tatimpaguesit, por edhe nga administrata tatimore bazuar në të dhëna të konstatuara dhe informacione të administruara nga ana e saj. Në të gjitha rastet dhe për të gjitha kategoritë e tatimpaguesve, kalimi nga regjistri pasiv në regjistrin aktiv (riaktivizimi) bëhet menjëherë, pa u kushtëzuar nga detyrimet tatimore të papaguara dhe/ose deklarata të padorëzuara të tatimpaguesit. Për detyrimet e papaguara dhe/ose deklaratat e padorëzuara zbatohen të gjitha procedurat dhe ndërmerren të gjitha hapat ligjore deri në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Për tatimpaguesit që kërkojnë të riaktivizohen pranë DRT-ve, si rezultat i rifillimit të veprimtarisë/aktivitetit aktivizimi do të bëhet menjëherë në sistem nga Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse, sipas procedurave të miratuara nga DPT. Si datë e aktivizimit të tatimpaguesit do të jetë data e kërkesës për riaktivizim dhe përgjegjësitë tatimore do të jenë ato që ka pasur tatimpaguesi në datën kur ka kaluar në statusin pasiv. Për rastet kur tatimpaguesi ushtron aktivitet edhe pse është në status “Pasiv”, legjislacioni për procedurat tatimore parashikon se subjekti tatimpagues do të jetë subjekt i penaliteteve përkatëse (shih Ligji nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe udhëzimi përkatës i Ministrit të Financave).

Bazuar në Ligjin nr.80/2021 “Për regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, çregjistrimi i organizatave jofitimprurëse kryhet: 1. në mënyrë vullnetare me iniciativën e vetë organizatës jofitimprurëse; 2. në bazë të një vendimi gjyqësor; 3. sipas parashikimit të ligjeve të posaçme. Çregjistrimi i organizatave jofitimprurëse nga regjistri elektronik i OJF ka si pasojë humbjen e personalitetit juridik të subjekteve. Për çregjistrimin e një OJF-je ndiqen hapat si më poshtë:

  • OJF-ja aplikon në Gjykatë për fillimin e procedurës së ç’regjistrimit;
  • Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata, për fillimin e procedurës së çregjistrimit, Administrata Tatimore verifikon situatën e tatimpaguesit OJF në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e tij (deklarimet dhe pagesat e detyrimeve tatimore dhe kontributeve te sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë);
  • Administrata Tatimore njofton Gjykatën për sa më sipër (konfirmon ose kundërshton çregjistrimin). NOTE: Sipas Vendimit të KLGJ, regjistri elektronik i OJF, nuk do të jetë gati para muajit Dhjetor 2023. Ndërkohë, të gjitha procedurat për depozitimet nga OJF do të vazhdojnë të ndiqen fizikisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila administron edhe Regjistrin e OJF.

DETYRIMET TATIMORE PËR OJF-TE

Detyrime tatimore për një OJF janë:

Kontributet e sigurimeve shoqërorejanë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Ato paguhen pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi, sipas përcaktimeve ligjore (lexo për më shumë Dokumentet Ndihmëse).

Kontributet e sigurimeve shëndetësore janë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Edhe ky lloj tatimi paguhet pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi sipas përcaktimeve ligjore (lexo për më shumë Dokumentet Ndihmëse).

Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi(pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale) – mbahet për përfitimin e të ardhurave nga paga e shpërblimet, të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet e punësimit (lexo për më shumë Ligji nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar).

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar – Një OJF është e detyruar të regjistrohet për TVSH dhe bëhet pagues i TVSH në rast se kryen aktivitet të tatueshëm, furnizon mallra ose ofron shërbime kundrejt pagesës sipas përcaktimeve të Ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore përkatëse.;

• Tatimi mbi fitimin– Një OJF është e detyruar të regjistrohet në përgjegjësinë tatimore për Tatimin mbi Fitimin, në rast se kryen aktivitet ekonomik dhe realizon të ardhura të tatueshme sipas përcaktimeve në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar;

Mbajtja e tatimit në burim lidhet me tatimin mbi të ardhurat personale të individëve. Kryesisht kjo teknikë e pagesës së tatimit, zbatohet për mbajtjen e tatimit në burim për pagesa që lidhen ambiente të marra me qira, kur qiradhënësi është individ përfitime nga anëtarësimi në një këshill mbikëqyrës, kur ky i fundit nuk ka statusin e tregtarit. Such may be: payment for rented premises, benefits of membership in a supervisory council, etc. (Read more of Law No. 8438, dated 28.12.1998 “On income tax” amended)

Dokumente Ndihmëse

→ Ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

→ Ligji nr.7870, datë 13.10.1994“Për Sigurimet Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

→ Ligji nr.9136, datë 11.9.2003 i ndryshuar “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë

Vendim nr.1114, datë 30.7.2008 i ndryshuar, Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11. 5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Ligjit nr.10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Vendim nr.77, datë 28.1.2015 “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar

Udhëzim nr.23, datë 09.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”

Udhëzim nr.23, datë 09.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”

Ligji nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Deklarimi për të gjitha deklaratat tatimore bëhet VETËM elektronikisht.

Pavarësisht kur është regjistruar gjatë një viti kalendarik/fiskal, deri më 31 Mars të vitit pasardhës, OJF-ja ka detyrim dorëzimin e pasqyrave financiare që përbëjnë bilancin vjetor te OJF.

Deklarata vjetore e të ardhurave personale plotësohet nga individi që mbart detyrimin për të deklaruar jo më vonë se data 30 prill i vitit pasardhës. Individët detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave Personale, në qoftë se ata realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet (brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë), në shumën e përgjithshme mbi 2 milionë lekë.
The individual has the obligation to complete and submit in person the individual annual statement of personal income, but also has the right to appoint his legal representative to complete or submit his statement.

PASQYRAT FINANCIARE DHE STANDARDET E KONTABILITETIT PËR OJF-TE

Bazuar në Ligjin nr.25/2018, datë 10.05.2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”, pjesët përbërëse të pasqyrave financiare për OJF-të janë:

  • pasqyra e pozicionit financiar;
  • pasqyra e aktiviteteve;
  • pasqyra e fluksit të mjeteve monetare;
  • shënimet shpjeguese.

OJF-të që kanë shifrën e aktivit ose shifrën e të ardhurave më të madhe se 5 milion lekë, zbatojnë kontabilitetin me të drejta dhe detyrime të konstatuar dhe ndërtojnë të gjitha pasqyrat financiare sipas paragrafit 25 të “Standardit Kombëtar të Kontabilitetit të Organizatave Jo Fitimprurëse”. OJF-të të cilat nuk plotësojnë këtë kriter zbatojnë kontabilitetin mbi baza monetare dhe ndërtojnë vetëm pasqyrën e fluksit të mjeteve monetare të shoqëruar me shënimet shpjeguese lidhur me llojin e aktiviteteve apo shërbimeve që ofrojnë.

Duke filluar nga 1 Janari 2019, me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.25/2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”, të gjitha OJF-të që tejkalojnë vlerën 30 milion lekë në shifrën e aktivit ose të ardhurave në pasqyrat financiare, kanë detyrim të publikojnë pasqyrat financiare në faqen e tyre zyrtare të internetit.

AKTIVITETI EKONOMIK I OJF-TE

NPOs, as part of their activity, can carry out economic activity. OJF-të si pjesë e veprimtarisë së tyre jofitimprurëse, mund të kryejnë aktivitet ekonomik. Economic activity should NOT be the primary activity of NPOs (non-economic activity should prevail). Aktiviteti ekonomik NUK duhet të jetë aktiviteti primar i OJF-ve (aktiviteti jo-ekonomik duhet të mbizotërojë). Të ardhurat vjetore nga aktiviteti ekonomik nuk duhet të kalojnë 20% të të ardhurave totale vjetore të OJF-së[3].

Lexoni për më shumë:
Ligji nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.
VKM nr.953, datë 29.12.2014 Për dispozitat zbatuese të Ligjit nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

OJF konsiderohen “person i tatueshëm” kur kryejnë veprimtari ekonomike jofitimprurëse, dhe si i tillë, ka detyrimin për lëshimin e faturave tatimore në rast se kryejnë aktivitet ekonomik jofitimprurës. Link

Lexoni për më shumë:
Instruction No.24, dated 02.09.2008, “On tax procedures in the Republic of Albania”.

Nëse OJF-ja kryen qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës por me para në dorë (brenda limiteve përkatëse për transaksionet në ‘cash’), i lind detyrimi për të instaluar dhe për të përdorur sistemin fiskal nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale (kasa fiskale), për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme të kuponit tatimor.

Lexoni për më shumë:
Instruction No.24, dated 02.09.2008, “On tax procedures in the Republic of Albania”.

OJF-të, si çdo person tjetër juridik, kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset e tenderimit dhe prokurimit të granteve, kontraktimeve dhe transaksioneve të shitjes nga organet shtetërore të shërbimeve publike, mallrave dhe aseteve publike, si dhe transferimin e shërbimeve publike dhe sektorit publik përkatës. asetet për organizatat jofitimprurëse.

Nëse qarkullimi vjetor ekonomik i OJF-së tejkalon kufirin e regjistrimit në TVSH prej 10 milionë lekë, atëherë OJF-ja, si çdo person tjetër i tatueshëm duhet të regjistrohet dhe të deklarojë TVSH-në. Ashtu si çdo subjekt i tatueshëm, OJF-ve u lind e drejta për të kërkuar rimbursimin e TVSH-së për aktivitetin e tyre ekonomik, nëse plotësojnë njëkohësisht kriteret e parashikuara në ligjin e TVSH-së:

  • ka tepricë kreditore të TVSH-së për tre muaj rresht;
  • shuma e TVSH-së së kërkuar duhet të tejkalojë 400,000 Lek.

Lexoni për më shumë:
Ligji nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.

ka tepricë kreditore të TVSH-së për tre muaj rresht;shuma e TVSH-së së kërkuar duhet të tejkalojë 400,000 Lek. Lexoni për më shumë → Ligji Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. dhe aktet nënligjore përkatëse To benefit from the VAT exemption, NPOs must meet three criteria:

  • Organet vendimmarrëse të OJF-ve nuk duhet të kenë interesa të lidhura drejtpërdrejt me veprimtarinë e organizatës;
  • Aktiviteti jo-ekonomik i organizatës duhet të mbizotërojë në mënyrë të dukshme në raport me pjesën tjetër të aktiviteteve. Aktiviteti ekonomik nuk mund të kalojë 20% të të ardhurave vjetore të organizatës jofitimprurëse;
  • Produktet apo shërbimet e ofruara nga OJF-të nuk duhet të konkurrojnë me sektorin fitimprurës. OJF-të që plotësojnë këto kritere duhet të paraqesin një kërkesë për përjashtimin nga TVSH-ja, së bashku me listën e dokumenteve të kërkuara pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse. Vendimi për përjashtimin nga TVSH-ja miratohet dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, për një periudhë 3 (tre) vjeçare, me të drejtë ripërtëritje. Për organizatat jofitimprurëse që regjistrohen për herë të parë, autorizimi i përjashtimit nga TVSH-ja është i vlefshëm për 1 (një) vit, me të drejtë rinovimi. Për rinovimin e autorizimit për përjashtimin nga TVSH-ja ndiqet e njëjta procedurë, të njëjtat kushte dhe kritere si në rastin e përfitimit për herë të parë të autorizimit.

Lexoni për më shumë:
Ligji Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Çdo OJF që përfiton pagesa si grante apo donacione nga donatorë për qëllime të veprimtarisë joekonomike jofitimprurëse të organizatës, në përputhje me Ligjin për OJF-të dhe kjo OJF nuk i kryen donatorëve një furnizim malli ose shërbimi, por pagesat e përfituara i përdor për të realizuar qëllimin e veprimtarisë se saj jofitimprurëse në kuadër të projekteve konkrete joekonomike jofitimprurëse, atëherë këto shuma të përfituara nuk janë në fushën e zbatimit të TVSH-së.

Lexoni për më shumë:
Ligji nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PRONARËVE PËRFITUES

Aplikimi për regjistrimin e pronarit/ëve përfitues bëhet elektronikisht në e-Albania. Personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues që kërkon të kryejë një aplikim për regjistrimin fillestar dhe/ose për përditësimin ose ndryshimin e të dhënave për pronarët përfitues, nëpërmjet sportelit elektronik të QKB-së, duhet të identifikohet elektronikisht nëpërmjet autentifikimit nga portali unik i shërbimeve “regjistrim i pronarit përfitues” në portalin e-Albania. Pasi është autentifikuar, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues akseson sportelin elektronik dhe zgjedh llojin e regjistrimit që kërkohet të kryhet. Pas përzgjedhjes së llojit të regjistrimit, sistemi i informatizuar shfaq formularin përkatës të aplikimit, dhe hap dosjen elektronike, e cila mban numrin përkatës (një numër për çdo dosje ose aplikim) të dhënë nga sistemi i informatizuar (numri i çështjes). Pas shfaqjes së formularit dhe hapjes së dosjes elektronike, personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues plotëson elektronikisht formularin, në të gjitha rubrikat e tij, sipas llojit të regjistrimit që kërkohet të kryhet. Personi i autorizuar, për të përfaqësuar subjektin raportues, ngarkon në dosjen e hapur dokumentet shoqëruese, që provojnë të dhënat që regjistrohen, të krijuara apo të konvertuara prej tij në format elektronik. Për çdo dokument të ngarkuar në dosjen elektronike, sistemi i informatizuar vendos një kod identifikimi elektronik të sigurt që lidh dokumentin me të dhënat e autentifikimit të personit. Pasi personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues verifikon se të dhënat e plotësuara në formular dhe dokumentet shoqëruese, të ngarkuara në dosjen elektronike, janë të sakta, i konfirmon ato me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën, nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit. Pas konfirmimit elektronik të aplikimit, sistemi i informatizuar jep konfirmimin automatik të kryerjes së aplikimit nga sporteli elektronik, i cili përmban numrin e dhënë automatikisht nga sistemi i informatizuar (numrin e çështjes), i cili i mundëson aplikantit të ndjekë në çdo kohë gjendjen e procesit të regjistrimit.

– Në aplikim, duhet të bashkëlidhet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues, të tillë si: dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj; ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton themelues në subjektin tuaj, statuti/aktet e brendshme të organizatës jofitimprurëse; kontrata apo çdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj.

– Dokumentacioni që depozitohet në Regjistër duhet të jetë hartuar jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e regjistrimit fillestar të pronarit përfitues dhe i përkthyer në shqip. Aktet private dhe dokumentet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të legalizohen.

– Aplikimi dhe dokumentacioni shoqërues, konfirmohet se është i saktë me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit. QKB, shqyrton aplikimin brenda dy ditë pune, sipas kërkesave të VKM-së, pas verifikimit të të cilave vendos miratimin ose refuzimin e tij, vendimmarrje kjo e cila publikohet në RPP dhe gjithashtu njoftohet nëpërmjet postës elektronike të deklaruar nga çdo organizatë jofitimprurëse, në e-albania.

– Aplikimi do të shqyrtohet nga QKB jo më vonë se 2 ditë pune nga marrja e aplikimit nga subjektet raportuese. Vendimi për miratimin ose refuzimin e aplikimit do të njoftohet nëpërmjet publikimit në Regjistër si edhe do t’i dërgohet personit të autorizuar nëpërmjet postës elektronike.

– Informacioni që duhet të regjistrohet konsiston në (i) të dhëna për subjektin raportues (NUIS; emri), (ii) të dhëna të detyrueshme për pronarin përfitues (të dhëna e identifikimit; data e përcaktimit të individit si pronar përfitues; lloji dhe përqindja e pronësisë). Për pronarët përfitues të cilët janë shtetas shqiptar të dhënat që kërkohen janë emri, mbiemri, numri i identifikimit, data e lindjes, shtetësia, adresa e rezidencës së përhershme. Përveç të dhënave të mësipërme, shtetasit e huaj duhet gjithashtu të deklarojnë numrin e pasaportës, datën e lëshimit dhe datën e skadimit të pasaportës.

Duhet të mbani në konsideratë se, pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse, është:

Themeluesi, ose
Përfaqësuesi ligjor, ose
Individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

Ndërkohë, me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore. Në rast se kontrolli ushtrohet me anë të një trust-i, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues:

Krijuesin
Kujdestarin/të mirëbesuarin
Mbrojtësin, nëse ka, dhe
Përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon;
ose çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera

Detyrimi i regjistrimit të pronarit përfitues, e ka çdo subjekt raportues, pavarësisht statusit të tij.

Pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si
dhe degët e organizatave jofitimprurëse, mund të regjistrohet:
Themeluesi, ose
Përfaqësuesi ligjor, ose
Individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:
përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

1-vjeçare për profilet: Profesionist i lirë, Profesionist i punësuar, Administrator dhe Drejtues Teknik.
1-javore për Nënshkrimin Elektronik 1 javor.

4800 lekë për profilet: Profesionist i lirë, Profesionist i punësuar, Administrator dhe Drejtues Teknik
(Shkarkoni faturën)
Free for Electronic Signature 1 week.Law No. 92/2014 “On value added tax in the Republic of Albania”, as amended.

Më shumë

për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@ealbania.al ose vizitoni https://akshi.gov.al/nenshkrimi-elektronik-per-subjektet-private/

Referuar natyrës së ndryshme të një OJF-ve nga subjektet tregtare dhe identifikimit të pronarit të tyre përfitues i cili sipas ligjit është I ndryshëm; formularët e aplikimit janë hartuar në dy lloje: për OJF dhe subjekte tregtare.

Referuar VKM nr.1088/2020, deklarata me shkrim e përfaqësuesit ngarkohet në rast se pas shterimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Pra, është një akt që nuk përcakton pozicionin e tij në subjektin raportues, por hapat që
ai ndërmerr për identifikimin e pronarit përfitues si dhe arsyet e identifikimit të personit të regjistruar si pronar përfitues.

FISKALIZIMI I ZBATIMIT PROCESI

Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të deklaruar ne kohe reale transaksionet me dhe pa para në dorë. Të gjitha transaksionet (faturat) e deklaruara raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF).

Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020, subjekt i fiskalizimit të faturës do të jenë:
1. të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë faturë, sipas këtij Ligji dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar;
2. organet publike;
3. bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronike.

OJF-të janë subjekt i Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” si në rolin e pranuesit të faturave ashtu dhe në rolin e lëshuesit të faturave. OJF-të kanë detyrimin për regjistrim në Platformën Qendrore të Faturave/Portali Self-Care.

Duhet të mbani në konsideratë se, pronar përfitues i organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse, është:

Themeluesi, ose
Përfaqësuesi ligjor, ose
Individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
– controls in any way the election, appointment and removal of most of the decision-making bodies and/or executive bodies of the non-profit organization.

1. OJF-të duhet të regjistrohen në Platformën Qendrore të Faturave/ Portali Self-Care i aksesueshëm në e-albania dhe të deklarojnë të dhënat e kërkuara nga platforma.
2. OJF-të duhet të aplikojnë për tu pajisur me certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit nga AKSHI dhe më pas ta ngarkojnë atë në portalin Self- Care.
3. OJF-të duhet të sigurojnë kushtet për përdorimin e zgjidhjes software-ike.

1. Vendndodhjet e ushtrimit të aktivitetit
2. Upload-imi i Certifikatës Elektronike për projektin e fiskalizimit
3. Operatorët që do të lëshojnë faturat elektronike
4. Regjistrimi i paisjes elektronike të faturimit
5. Regjistrimi i prodhuesit dhe mirëmbajtjes së zgjidhjes sotware-ike

Organizatat jofitimprurëse të cilat nuk lëshojnë fatura tatimore, duhet të kryejnë vetëm dy hapat e para.

Pavarësisht lëshimit apo jo të faturave tatimore nga organizatat jofitimprurëse, sipas ligjit të Fiskalizmit do të duhen të pajisen me Certifikatë Elektronike. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me organizatën jofitimprurëse si entitet. Aplikimi për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit mundësohet përmes portalit e-albania.

Hapat e aplikimit
– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik;
– Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
– Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë;
– Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e email-it që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.
*Kujdes- sigurohuni që adresa e-mail e regjistruar në portal të jetë e aksesueshme në mënyrë të sigurtë nga ana juaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 3 ditë pune.
Periudha e vlefshmërisë së certifikatës është 1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës.
Kostot për këtë shërbim është 4000 Lekë (Shkarkoni faturën)

Çdo organizatë jofitimprurëse që lëshon fatura tatimore, duke filluar nga:
data 1 korrik, 2021 për të gjitha transaksione PA para në dorë
dhe nga data 1 shtator, 2021 për të gjitha transaksionet ME para në dorë do të duhet t`i lëshojë ato nëpërmjet sistemit online të Fiskalizimit, pavarësisht regjimit të tyre fiskal
( me TVSH apo pa TVSH).

Të gjitha organizatat jofitimprurëse të cilat nuk lëshojnë fatura tatimore, nuk e kanë detyrim pajisjen me zgjidhje software-ike. Këto organizata, pranimin e faturave të fiskalizuara mund ta kryejnë nëpërmjet portalit Self-Care-it.

Organizatat jofitimprurëse që lëshojnë fatura për transaksione ME ose PA para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave/ Self-Care, nëse përmbushin kriteret e mëposhtme:
a) Nuk janë subjekt i TVSH;
b) Nuk kanë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit;
c) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
d) Ka vetëm një të punësuar/vetëpunësuar.
Organizata të cilat lëshojnë fatura tatimore dhe nuk i plotësojnë kushtet e mësipërme do të duhet të pajiset me një zgjidhje software-ike nga subjekte të certifikuara nga Drejtoria e Tatimeve.

Kujdes: zgjedhja e kompanisë që ofron zgjidhje softwar-ike duhet të bëhët bazuar nga lloji i transaksionit që organizatat do të kryejnë, ME para apo PA para në dorë.
Këtu mund të gjeni listën e subjekteve të certifikuara nga Drejtoria e Tatimeve Lista web e kompanive (tatime.gov.al)

Të gjithë blerësit ose marrësit e faturave mund të verifikojnë nëse fatura e tyre është fiskalizuar dhe dërguar në Administratën Tatimore, brenda 60 ditëve nga data e faturës. Verifikimi kryhet përmes platformës qendrore të faturës ose përmes një aplikacioni të veçantë duke skanuar kodin QR në faturë. Gjithashtu, mund të verifikohet edhe në zyrën e Administratës Tatimore.

Nëse blerësi është një person i tatueshëm, ai mund të verifikojë nga platforma qendrore e faturës nëse fatura është fiskalizuar, pasi fatura duhet të jetë regjistruar në librin e tij të blerjes.
Nëse fatura nuk përmban NIVF në momentin e lëshimit, atëherë do të thotë që ajo nuk është fiskalizuar para lëshimit.

Për pyetje dhe paqartësi në lidhje me procesin e fiskalizimit, mund të shkruani në adresën Fiskalizimi.Helpdesk@tatime.gov.al.

Skip to content