“Qëllimi kryesor i Qendrës “DURRESI AKTIV”, është përmirësiomin e jetës së qytetarëve përmes ndryshimeve ekonomike, politike, mjedisore dhe sociale. Pjesë e qëllimit të organizatës janë ndërmarrja e veprimeve për përmirësimin e standardeve të demokracisë, qytetarisë aktive, komuniteteve të forta shanse te barabarta, solidaritet, vullnetarizëm dhe forcë të pakundërshtueshme debati.
Qendra ka si objekt të saj :
1. Të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e qytetarëve;
2. Të krijojë mobilitet social si një mjet i domosdoshëm për ndryshime shoqërore;
3. Të krijojë lidhje dhe të lehtësojë bashkëpunimin midis institucioneve dhe grupeve të interesit;
4. Përforcimi i demokracisë në nivel lokal dhe kombëtar duke përfshirë qytetarët;
5. Të zhvillojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për çështjet që prekin komunitetet dhe për të promovuar iuniciativa qytetare.
6. Të kryejë ndërmjetësimin midis individëve, organizata dhe institucioneve të ndryshme”