Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Kërkim / Studim
Ndërmjetësim dhe zgjidhje konflikti
Lehtësim procesesh
Shërbime Sociale
Shërbim Ligjor
1. Të forcojë dhe stimulojë sistemet lokale të zhvillimit, në marrëdhëniet me institucionet dhe administratën publike, me organizatat ekonomike, politike, sindikale dhe sociale, në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
2. Monitorimin dhe analizimin zbatimit të barazisë gjinore si dhe të të Drejtave të Njëriut në Shqipëri,
3. Ndikimin në përmirësimin e mbrojtjes, reagimit të sistemit të drejtësisë dhe mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, si dhe të vendosë një fokus më të qartë në parandalim, duke adresuar shkaqet e dhunës dhe abuzimit në familje.
4. Botimi i artikujve në shtyp për parandalimin, studimin dhe mbrojtjen nga bixhozi; realizimi i intervistave në Radio, TV, të vendit e të huaj, ku të shprehen qëndrimet e shoqatës për këto probleme;
5. Organizimi dhe marrja pjesë në aktivitete, seminare dhe workshop-e brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga vetë shoqata jonë apo shoqatat e tjera simotra në rajon dhe në botë;
6. Botimin e një periodiku ku do të shprehen qëndrimet e shoqatës
7. Shkëmbim eksperiencash me homologë vendas dhe të huaj dhe vendosjen e marrëdhënieve të ndërsjella brenda dhe jashtë vendit;
8. Thellimi i përvojës së mirë në motivim, duke luftuar mendimin negativ i cili ndikon në shmangien e shijimit të jetës;
9. Vlerësimi i progresit, ndihmuar nga qëllimi për një opinion të shëndoshë;
10. Dhënia e një shansi për të ardhmen çdo anëtari të shoqatës;
11. Motivimi i të rinjve për t’u bërë sa më të suksesshëm në atë çfarë dëshirojnë të realizojnë;
12. Lufta kundër korrupsionit, klaneve dhe familjaritetit të sëmurë si një papajtueshmëri që çon një pjesë të popullsisë në varfëri të tejskajshme.
13. Bashkëpunim me organet shtetërore vendase dhe të huaj në interes të shoqatës;
14. Çdo aktivitet tjetër në funksion të realizimit të objektivave të vetë shoqatës.
Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Kërkim / Studim
Ndërmjetësim dhe zgjidhje konflikti
Lehtësim procesesh
Shërbime Sociale
Shërbim Ligjor