Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Trainim
Kërkim / Studim
Këshillim karriere dhe shërbim punësimi
Shërbime Sociale
Shërbim Ligjor
Qendra për “Gratë në Shërbim Publik” është një organizatë që operon brenda shoqërisë civile. Eshtë një organ i pavarur, autonom, jofitimprurës, jo-qeveritar i një kohe të pacaktuar, i cili ka synimet e mëposhtme:
– Inkurajimi, promovimi dhe fuqizimi i grave dhe vajzave të reja shqiptare për t’u bërë pjesë e udhëheqjes në të gjitha fushat e jetës publike, të tilla si administrata publike, politika, ekonomia, biznesi, bujqësia, media, ushtria, shoqëria civile etj, si dhe fuqizimi përmes arsimit dhe aftësimi profesional.
– Forcimi i rolit të grave shqiptare në procese të tilla si integrimi i vendit tonë në BE, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
– Shteti i ligjit, qeverisja e mirë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe rritja e aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare, veçanërisht në qeverisjen lokale.
– Inkurajimi dhe bashkëpunimi me organizata të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë, të përqendruara në çështjet gjinore, roli i grave dhe vajzave të reja në zhvillim, integrimi evropian, paqja dhe siguria, duke mbështetur dhe inkurajuar bashkëpunimin ndërkufitar, rajonal dhe ndërkombëtar për të forcuar rolin e grave në Integrimin Evropian, politika, biznesi, shoqëria civile, arsimi, media, ushtria, arti, kultura, sporti, zhvillimi rural, mjedisi, qeverisja lokale, parandalimi dhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe diskriminimi për një rajon te qëndrueshëm.
Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Trainim
Kërkim / Studim
Këshillim karriere dhe shërbim punësimi
Shërbime Sociale
Shërbim Ligjor