Pjesëmarrja në Akademia e OJF-ve 2023 ishte një eksperiencë transformuese për mua, si drejtues i një organizate që punon çdo ditë për mbrojtjen dhe promovimin e pasurive natyrore të Bulqizës.
Gjatë këtij rrugëtimi 1-vjeçar, pata mundësinë të forcoj njohuritë e mia mbi menaxhimin e organizatave, advokimin dhe ndërtimin e partneriteteve efektive. Akademia më ndihmoi të strukturoj më mirë idetë dhe iniciativat tona, duke i kthyer ato në plane konkrete që sjellin ndikim real në komunitet.
Angazhimi im në këtë program më ka motivuar edhe më shumë për të vazhduar punën me pasion dhe përkushtim. Nëse jeni të përfshirë në sektorin jofitimprurës dhe dëshironi të rriteni profesionalisht, Akademia e OJF-ve është vendi i duhur për ju.