• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al

Shërbime help desk dhe rrjetëzim

Shërbime help desk

 

Përmes tre zyrave të saj në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, Qendra Kombëtare Burimore ofron informacion të bazuar në studime e kërkime, si dhe asistencë individuale onsite dhe online për OShC-të në të gjithë vendin. Bazuar në nevojat e identifikuara të OShC-ve në rajon ose në përgjigje të kërkesave individuale, nëpërmjet shërbimit help desk stafi i QKB-së adreson nevojat e OShC-ve në secilën prej tre zyrave. Qendra Kombëtare Burimore ofrohen informacion dhe asistencë për çështje si: zhvillimi organizativ, politikat dhe procedurat e brendshme, regjistrimi i një OJF-je të re, menaxhimi financiar, korniza ligjore për OShC-të, raportimi pranë autoriteteve tatimore, skemat e financimit të BE-së dhe mundësi të tjera të financimit; proceset e konsultimit të organizuara nga qeveria, donatorët ose OSHC-të mbi dokumenta të rëndësishëm strategjik; informacion mbi evente publike të hapura për pjesëmarrje për OShC-të përmes një kalendari të detajuar eventesh etj.

Rrjetëzime

 

Qendra Kombëtare Burimore ofron informacion për rrjetet në Shqipëri, në rajon e më gjerë si dhe organizon evente rrjetëzimi për të krijuar një komunitet midis OShC-ve dhe për të forcuar bashkëpunimin me të gjitha palët dhe / ose partnerët e interesuar në zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe Evropian. Eventet e rrjetëzimit shërbejnë si platformë diskutimi rreth çështjeve të rëndësishme të adresuara nga OShC-të përmes punës dhe programeve të tyre në fusha si demokracia dhe qeverisja e mire, mjedisi, edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe i shërbimeve për grupe specifike, mjedisi mundësues për shoqërinë civile, etj.
Eventet e rrjetëzimit janë dizenjuar si hapësira për promovimin e punës së OSHC-ve dhe prezantimin e shërbimeve, aktiviteteve si dhe burimeve të sektorit, si dhe për zhvillimin e mundësive të partneritetit ndërmjet OShC-ve, institucioneve qeveritare, donatorëve, biznesit, medias, etj.