Search
Close this search box.

Akademia e OJF-ve

Akademia e OJF-ve është një program i konsoliduar, krijuar nga Partnerët Shqipëri, i cili kontribuon në rritjen e kapaciteteve të drejtuesve dhe manaxherëve të OJF-ve mbi manaxhimit organizativ, qëndrueshmërisë financiare, advokimit për çështje të interesit të përbashkët, forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial etj

Prej vitit 2015-të, 180 përfaqësues të OJF-ve shqiptare, me një shpërndarje të gjerë gjeografike, sektoriale dhe përfaqësimi gjinor, kanë përfituar njohuri dhe aftësi në drejtimin dhe manaxhimin efektiv të organizatave të tyre duke i ardhur në ndihmë grupeve të interesit për të cilat janë krijuar dhe publikut të gjerë.

Akademia e OJF-ve është e hapur për të gjitha OShC-të e interesuara veçanërisht OShC-të e reja dhe grass roots dhe organizatat e vogla që punojnë me gra, të rinj, pakica, grupe të margjinalizuara, zhvillim lokal, përmes një thirrje të hapur për aplikime të filluara në fillim të çdo viti.

Akademia e OJF:

Programi i Akademisë së OJF-ve konsiston në:

Për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis pjesëmarrësve të Akademisë ndër vite është krijuar një faqe e dedikuar në Facebook. Përmes kësaj faqe, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë informacione, të shkëmbejnë përvoja, të promovojnë aktivitetet e tyre, të krijojnë sinergji dhe partneritete për iniciativa të përbashkëta për çështje me interes të përbashkët, ose në kuadrin e thirrjes specifike për propozim të filluar nga donatorë të ndryshëm.

Lexoni këtu për më shumë informacion mbi programin, kriteret dhe procesin e aplikimit për rregjistrimet në Programin e vitit të ardhshëm të Akademisë.

Akademia e OJF-ve

Vlerësimet

Akademia e OJF-ve 2019

Akademia e OJF-ve 2020

Akademia e OJF-ve 2021

Skip to content