Search
Close this search box.

Mbështetje për rrjetet e OShC-ve

Programi i asistencës teknike mbështet rrjete, koalicione dhe grupime formale dhe jo-formale me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të çështjeve e kauzave të cilat duan të çojnë përpara në të gjitha fushat ku OSHC-të kontribuojnë.

Përgjatë vitit të parë të zbatimit të Programit, 4 rrjete organizatash të shoqërisë civile rritën kapacitetet dhe aftësitë e anëtarëve të tyre nëpërmjet programeve të dedikuara të asistencës dhe mentorimit, hartuar specifikisht bazuar në nevojat e tyre.

Rrjeti i Prindërve, Elbasan është një rrjet lokal informal prej 5 OSHC në qarkun e Elbasanit, që punojnë me personat me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre. Si pjesë e Programit rrjeti u asistua në hartimin e një fushate advokimi me qëllim sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve për individët me aftësi ndryshe mbi moshën 18 vjeç, në Qarkun e Elbasanit. Gjithashtu gjatë asistencës rrjeti punoi për rritjen e qëndrueshmërisë së tij përmes rishikimit të funksionimit të brendshëm të anëtarëve të tij dhe hartimit të një rregulloreje të rrjetit.

88257516_1457835361057166_8708587697821712384_n-1

Rrjeti i Vigjilencës “ Një sy për mjedisin” është një rrjet kombëtar, i përbërë prej 6 OSHC në rajone të ndryshme të vendit që punojnë për ruajtjen e mjedisit dhe ekosistemeve Asistenca u fokusua në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të anëtarëve për rritjen e vizibilitetit të rrjetit, nëpërmjet një programi trajnimi të personalizuar, me qëllim rritjen e ndikimit të punës së tyre tek politikëbërësit dhe mbështetësit. Gjithashtu, rrjeti u asistua në dizenjimin e një fushate advokimi për rritjen e eficensës së energjisë dhe uljes së varfërisë energjetike e cila pritet të zbatohet shumë shpejt.

Rrjeti “Zëri i të rinjve” është një rrjet kombëtar prej 21 OSHC që punojnë për dhe me të rinjtë. Si pjesë e Programit të Asistencës u zhvillua analiza SWOT me anëtarët e Rrjetit, u vlerësua plani strategjik aktual, si dhe u lehtësua diskutimi mes anëtarëve për analizimin e çështjeve prioritare për të ardhmen dhe Plani Strategjik 2021-2024. Rritja e kapaciteteve të anëtarëve të rrjetit në ngritjen e fondeve dhe gjenerimin e të ardhurave ishte një tjetër përfitim i rrjetit përgjatë asistencës.

pakt-1024x379

Rrjeti “Pakti për zhvillimin e rinisë”, Shkodër është një rrjet lokal prej 17 organizatash, institucionesh dhe aktivistësh të rinj që punojnë mbi çështjet e të rinjve. Programi mundësoi rritje të njohurive të anëtarëve të rrjetit në zbatimin e kuadrit aktual ligjor mbi rregullator të vullnetarizmit. Ndarje eksperience dhe praktika të mira, me organizata të tjera si dhe lehtësim dialogu midis institucioneve të përfshira në zbatimin e kuadrit ligjor, u mundësua nëpërmjet tryezave dhe platformave online diskutimi. Rrjeti, u bë një prej mbështetësve të iniciativës lobuese për përmirësimin e mjedisit mundësuaes të vullnetarizmit ndërmarrë nga Qendra dhe organizata Përtej Barrierave. Si pjesë e Programit të Asistencës u zhvillua po ashtu dhe analiza SËOT me anëtarët e Rrjetit dhe u hodhën piketat për një plan veprimi bazuar në çështje prioritare të të rinjve në rajonin e Shkodrës.

Në vijim të planeve të advokimit të dizenjuar nga secili prej Rrjeteve, Qendra do të vijojë mbështetjen përgjatë 2020 me informacion, lehtësim procesi e takimesh, me qëllim adresimin e çështjeve problematike dhe zgjidhjen e tyre.

Edhe në këtë vit të dytë të veprimtarisë së saj Qendra ka vijuar me ofrimin e mbështetjes për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të rrjeteve, koalicioneve si dhe grupimeve formale dhe informale të OShCve, nëpërmjet programit të asistencës teknike. Pas një thirrje të hapur për shprehje interesi, lançuar në korrik 2020, 4 rrjete u përzgjodhën për t`u asistuar në çuarjen më tej të kauzave të tyre, duke ju dhënë prioritet kryesisht rrjeteve të rinj.

Rrjeti Kombëtar i Klimës– krijuar rishtazi, nga 9 organizata dhe grupe aktivistësh të rinj, me qëllim advokimin mbi çështjen e Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri. Si një strukturë e re, puna në kuadër të programit të asistencës është fokusuar fillimisht në konsolidimin e brendshëm të rrjetit nëpërmjet hartimit të një Plani Strategjik për dy vitet e ardhshme. Evidentimi i objektivat strategjik të rrjetit, fushave programatike si dhe organizimin e brendshëm të anëtarëve në detyra dhe përgjegjësi janë vetëm disa nga shtyllat kryesore të zhvilluara deri tani në këtë Plan. Në vijim, puna me rrjetin do të ndalet në rritjen e kapaciteteve të rrjetit në hartimin dhe zbatimin e fushatave advokuese dhe lobuese, për dy prej çështjeve prioritare te evidentuara në Planin Strategjik.

131416154_1710776309081790_5088174714031601405_o-e1645192634482
Rr.-Prof-Asistenca

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj- krijuar në fillim të 2020, nga një grup profesionistësh të fushave te ndryshme dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, me qëllim fuqizimin e profesionistëve të rinj dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Edhe me këtë rrjet, mbështetja e Qendrës është fokusuar në rritjen dhe konsolidimin e brendshmëm të rrjetit, identifikimin e prioriteteve dhe rritjen e kapaciteteve të tij në advokim dhe lobim.

Forumi Civil Selenicë- një organizim lokal formal i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë dhe aktivistë të rinj në Bashkinë Selenicë që synojnë fuqizimin e komunitetit nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe nxitjes së pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen lokale si dhe në jetën ekonomike dhe sociale. Me një eksperiencë tashmë në fushata të suksesshme advokimi, nëpërmjet programit të asistencës Forumi po punon për hartimin e një Plani për Ngritjen e Fondeve, në mbështetje të mëtejshme të nismave të tyre advokuese. Krijimi i një rregulloreje të brendshme për rregullimin e politikave të personelit është gjithashtu një prej nevojave që forumi po adreson nëpërmjet programit të asistencës.
131927013_1711608748998546_8049431017758310557_o-e1645192602906
Vullnetarizmi-22.01.2021

Grupimi për zhvillimin e vullnetarizmit– një grupim informal i disa OshC-ve krijuar si nevojë për adresimin e problematikave të kuadrit ligjor si dhe çështjeve të tjera mbi zhvillimin e vullnetarizmin në vend. Krijuar nën lehtësimin e Shoqatës Përtej Barrierave dhe Qendrës Burimore, rrjeti po punon për analizimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe eksplorimin e modeleve të suksesshme rajonale për tu zbatuar në vend. Njëkohësisht rrjeti po lobon me institucionet ligjzbatuese përkatëse për një mjedis mundësues për zhvillimin e vullnetarizmit në vend.

Skip to content