Qendra Kombëtare Burimore ofron informacion për rrjetet në Shqipëri, në rajon e më gjerë si dhe organizon evente rrjetëzimi për të krijuar një komunitet midis OShC-ve dhe për të forcuar bashkëpunimin me të gjitha palët dhe / ose partnerët e interesuar në zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe Evropian Eventet e rrjetëzimit shërbejnë si platformë diskutimi rreth çështjeve të rëndësishme të adresuara nga OShC-të përmes punës dhe programeve të tyre në fusha si demokracia dhe qeverisja e mire, mjedisi, edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe i shërbimeve për grupe specifike, mjedisi mundësues për shoqërinë civile, etj.
Eventet e rrjetëzimit janë dizenjuar si hapësira për promovimin e punës së OSHC-ve dhe prezantimin e shërbimeve, aktiviteteve si dhe burimeve të sektorit, si dhe për zhvillimin e mundësive të partneritetit ndërmjet OShC-ve, institucioneve qeveritare, donatorëve, biznesit, medias, etj.