In

Statusi i Ndërmarrjes Sociale: Pikëpyetjet dhe mundësitë për ndryshim

Sipërmarrja sociale luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë, duke ofruar mundësi për integrimin dhe përmirësimin e jetesës së komunitetit. Në Shqipëri, rëndësia e sipërmarrjeve sociale është kuptuar që herët pasi format e para të sipërmarrjes sociale e kanë filluar aktivitetin  e tyre para viteve 2000, si pjesë e aktiviteteve të projekteve dhe programeve jofitimprurëse të mbështetura nga donatorë të huaj.

Ky dokument politikash synon që nëpërmjet analizës së procesit të aplikimit për statusin e NS-së dhe të aplikimit për mbështetje financiare nga Fondi i Ndërmarrjeve Sociale (FNS), të ofrojë rekomandime që adresojnë sfidat dhe vështirësitë e hasura nga Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) që kanë marrë pjesë në proces, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), si institucion përgjegjës për menaxhimin e këtij procesi.

Statusi i Ndërmarrjes Sociale: Pikëpyetjet dhe mundësitë për ndryshim Shkarko