Takim Konsultues me OSHC-të mbi Qendrën e Vizitoreve në Parlamentin e Shqipërisë
Takimi ka për qëllim të diskutojë me një grup të ngushtë përfaqësuesish të organizatave te shoqërisë civile, mbi parimet dhe qasjet në konceptimin dhe ngritjen e Qendrës së Vizitorëve, funksionet kryesore të saj, dhe si mund të përdoret ajo nga OSHC.
Gjatë takimit do të prezantohen dhe gjetjet kryesore të një studimit të kryer së fundmi, i cili reflekton perspektivën dhe kënvështrimin e parlamentarëve, stafit parlamentar, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve të arsimit të lartë, studentëve dhe praktikantëve se si duhet të zhvillohet Qendra Parlamentare e Vizitorëve.