Takime me OSHCte “Solidariteti dhe puna vullnetare në Shqipëri”
Që nga miratimi më 2016 të Ligjit mbi Vullnetarizmin, aktet nën-ligjore si Kodi i Etikës, Regjistri i vullnetarëve dhe Libreza e vullnetarëve, u aprovuan vetëm në vitin 2018 dhe 2019. Përveç Kodit të Etikës, dy aktet e tjera nuk janë bërë publike online, e si pasojë organizatat mbeten të painformuara. Po ashtu, një pjesë e mirë e organizatave që punojnë me vullnetarë deklarojnë që kanë vështirësi në zbatimin e kuadrit ligjor, veçanërisht problematike konsiderohet çështja e sigurimit të vullnetarit, regjistrimit, etj.
Ky takim synon të evidentojë, në një diskutim me përfaqësues të OSHC-ve nga mbarë vendi, trendet dhe sfidat e mundshme në fushën e vullnetarizmit, mbi të cilat më pas do të hartohet një plan pune i detajuar me synim rregullimin, njohjen dhe promovimin e vlerave dhe praktikave më të mira të punës vullnetare në Shqipëri.