Termat e Referencës

Mirësevini – Kush jemi

Direktoria e OJF-ve është një faqe në internet, në pronësi të Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, regjistruar në Shqipëri me NIPT K11919004G, në adresën Rruga e Elbasanit, ndërtesa Park Gate, kati 10, Ap 71/73, Kutia PO 2418/1, 1010 Tiranë, Shqipëri.

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ka ngritur Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, një platformë informimi dhe shërbimesh që kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, përmes: Informimit mbi luadrin ligjor dhe zhvillimet më të fundit në sektor (website, help desk, Q&A, studimet e ndryshme nga vendi, rajoni e më gjerë); të dhëna për OSHC-të dhe për rrjetet; Mundësitë e financimit etj.

Direktoria e OJF-ve është e vendosur në faqen në internet të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri (www.resourcecentre.al), si pjesë e shërbimeve të saj të sipërpërmendura.

Kushtet e përgjithshme
Aksesi dhe përdorimi i www.resourcecentre.al sigurohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në termat dhe kushtet e paraqitura më poshtë.

Duke përdorur dhe/ose hyrë në faqen në internet www.resourcecentre.al, përdoruesi pranon përmbajtjen e saj, i kupton plotësisht dhe pajtohet me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga përdorimi i këtyre shërbimeve në Kushtet e Përdorimit (të cilat përfshijnë edhe Politikën e Privatësisë).

Nëse nuk pranoni ndonjë nga këto Kushte, ju lutemi mos e përdorni Direktorinë e OJF-ve.

Ne rezervojmë të drejtën të modifikojmë ose shtojmë Kushtet e Përdorimit, në mënyrë të njëanshme, në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak, për të cilat të gjithë përdoruesit do të informohen me anë të një njoftimi në Direktorinë e OJF-ve. Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për ndonjë dëm të shkaktuar përdoruesve ose palëve të treta në lidhje me modifikimet e përshkruara më sipër.

Ju jeni të detyruar të rishikoni Kushtet periodikisht, në mënyrë që të kontrolloni për modifikime ose ndryshime të mundshme.

Instrumentet Ligjore
Këto kushte përdorimi, termat dhe formulimi i tyre (dhe çdo mosmarrëveshje ose pretendim) rregullohen sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Hyrja ose përdorimi i Direktorisë së OJF-ve, ose informacioni, materiale, produkte dhe/ose shërbime të saj, mund të ndalohet me ligj në vende ose juridiksione të caktuara. Ju jeni përgjegjës për pajtueshmërinë me çdo ligj të zbatueshëm të vendit nga i cili po përdorni Direktorinë e OJF-ve. Ne nuk deklarojmë që informacioni prezent në të është i përshtatshëm ose i disponueshëm për t’u përdorur në çdo vend.

Për të zgjidhur çdo polemikë ose pretendim të çfarëdo natyre që mund të lindë nga përdorimi i Direktorisë së OJF-ve, palët bien dakord në juridiksionin ekskluziv të Gjykatës së Rrethit Tiranë, dhe se ligjet Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, dhe Kodi Civil i Shqipërisë do të rregullojë mosmarrëveshjen. Sidoqoftë, ne ruajmë të drejtën për të ngritur procedura gjyqësore në çdo juridiksion ku ne besojmë se shkelja e Kushteve të përdorimit po ndodh.

Profili juaj në Direktorinë e OJF-ve
Për të regjistruar OJF-në tuaj në Direktorinë e OJF-ve, do t’ju kërkohet të plotësoni një formular me pyetje. Informacioni që ju siguroni duhet të jetë i vërtetë dhe i saktë.

Përdorimi juaj i Direktorisë së OJF-ve
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim është përkushtuar të sigurojë një përvojë të sigurt dhe pozitive për të gjithë përdoruesit e Direktorisë së OJF-ve. Për të na ndihmuar ta bëjmë këtë, kemi nevojë që ju të ndiqni disa rregulla themelore kur jeni duke e përdorur atë. Kur përdorni Direktorinë e OJF-ve, ju duhet të veproni në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi dhe ligjet lokale të juridiksionit tuaj dhe ligjet në lidhje me transmetimin e të dhënave teknike. Ju gjithashtu pranoni të mos:

  • Shfaqni, dërgoni, merrni, ose ruani përmbajtje të pahijshme ose të papërshtatshme.
  • Kërcënoni, ngacmoni, ndiqni, shpifni ose mashtroni ndonjë person ose entitet.
  • Shkelni të drejtat e autorit, markën tregtare ose ligjet e tjera të pronësisë intelektuale.
  • Reklamoni, promovoni, mbështesni ose tregtoni, drejtpërdrejt ose indirekt, çdo produkt, shërbim, zgjidhje ose teknologji tjetër.
  • Shpërndani email ose mesazhe të tjera masive, promovime, reklama ose kërkesa të padëshiruara, të pakërkuara ose ngacmuese (“postë e padëshiruar”).
  • Dërgoni informacione mashtruese ose të rreme për identifikimin, duke përfshirë “mashtrim” ose “Disinformim”.
  • Hyni ose përdorni çdo aplikacion, sistem, shërbim, mjet, të dhëna, llogari, rrjet ose përmbajtje pa autorizim ose për qëllime të padëshiruara.
  • Çaktivizoni, prishni, ndërhyni ose shkelni sigurinë e Direktorisë së OJF-ve.
  • Sulmoni, abuzoni, ndërhyni, përgjoni, prishni ose shfrytëzoni çdo përdorues, sistem ose shërbim, pavarësisht se si është arritur dhe pavarësisht ndonjë gjëje të kundërt në këto Kushte, duke përfshirë por jo kufizuar në Mohimin e Shërbimit (MoS), monitorimin, zvarritje, spamming, duke përdorur skripte, ose shpërndarjen e malware (të tilla si viruse, trojan, spyware, ose adware).
  • Përfshini ose promovoni ndonjë veprimtari të paligjshme ose kriminale siç janë pornografia e fëmijëve, lojërat e fatit ose pirateria.
  • Autorizoni, lejoni, nxisni ose inkurajoni ndonjë palë të tretë të bëjë ndonjë nga sa më sipër.
  • Përpiqeni të kopjoni, modifikoni, rikrijoni, ribotoni, shkarkoni, transmetoni ose shpërndani të gjithë ose ndonjë pjesë të informacionit në çdo formë ose media ose me ndonjë mjet tjetër.
  • Shkelni Kuadrin Rregullator, Ligjor dhe Kontraktual të Republikës së Shqipërisë.

Nëse shkelni këto Kushte, hyrja juaj në Direktorinë e OJF-ve mund të përfundojë menjëherë dhe pa paralajmërim. Ne, kemi të drejtën të, (i) të refuzojmë ose heqim çdo gjë që ju postoni, (ii) kufizojmë, pezullojmë ose ndërpresim aksesin tuaj në ndonjë rubrikë ose të gjithë Direktorinë e OJF-ve, ose (iii) të ndërpresim së ofruari dhe mirëmbajtur Direktorinë e OJF-ve, në në çdo kohë, për ndonjë ose pa ndonjë arsye, me ose pa njoftim paraprak, pa përgjegjësi ndaj përdoruesve. Ne mund të mbajmë ose të fshijmë çdo informacion ose përmbajtje që ju keni dhënë.

E drejta e autorit
Të gjitha të drejtat e autorit, markat tregtare, të drejtat e dizajnit, patentat dhe të drejtat e tjera të pronës intelektuale në Direktorinë e OJF-ve i janë dhënë Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ose licencuesve të saj. Të gjitha njoftimet për të drejtat e autorit në çdo material origjinal duhet të ruhen.

Me përjashtim të informacionit që lidhet me të dhënat tuaja personale (p.sh. informacioni i dhënë në formularin e regjistrimit), ju i jepni Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim miratim, licensë pa të drejta ekskluzive, për të përdorur, kopjuar, riprodhuar, përpunuar, modifikuar, botuar, transmetuar dhe shfaqur çdo përmbajtje që paraqisni në Direktorinë e OJF-ve për çfarëdo qëllimi.

Direktoria e OJF-ve nuk mund të modifikohet, kopjohet në asnjë mënyrë. Asnjë pjesë apo e gjithë përmbajtja e saj nuk mund të riprodhohet pa lejen tonë të shprehur paraprakisht me shkrim.

Disponueshmëria
Ndërsa përpiqemi të sigurojmë që disponueshmëria e Direktorisë së OJF-ve të mbetet e lartë dhe të ruajmë vazhdimësinë e saj, interneti nuk është gjithmonë një mjedis i qëndrueshëm dhe ne nuk do të jemi përgjegjës nëse, për çfarëdo arsye, Direktoria e OJF-ve është e padisponueshme në çdo kohë. Aksesi në Direktorinë e OJF-ve mund të pezullohet përkohësisht dhe pa paralajmërim në rast të ndonjë incidenti, mirëmbajtje ose riparimi të sistemit ose për arsye jashtë kontrollit tonë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dështime të sigurisë ose vonesë në ofrimin e një shërbimi përmes kësaj faqe interneti, si rezultat i ndonjë eventi jashtë kontrollit tonë duke përfshirë incidentet (pa kufizim), prishje të sistemeve ose akses në rrjet, zjarr, shpërthim ose aksident i ndonjë ofruesi të telekomunikacionit ose shërbimi të palës së tretë.

Ndërprerja e publikimit të profilit tuaj
Ne mund ta ndërpresim ose pezullojmë profilin tuaj menjëherë, pa njoftim paraprak, nëse shkelni Kushtet e përdorimit. Pas përfundimit, e drejta juaj për të përdorur Direktorinë e OJF-ve do të përfundojë menjëherë.
Nëse dëshironi të c’rregjistroni profilin tuaj, thjesht mund të na dërgoni kërkesë me email në kontaktin tonë si më poshtë.

Çfarë të dhëna mbledhim
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim është Kontrolluesi i të dhënave personale që ju si Subjekti i të Dhënave jepni nëpërmjet Direktorisë së OJF-ve. Subjekti i të Dhënave janë OJF-të që paraqesin informacion përmes formës së regjistrimit. Me pëlqimin tuaj ne mbledhim këto të dhëna personale në lidhje me ju:

  • Emri i OJF
  • Viti i fillimit të aktivitetit
  • Forma e Organizimit
  • Misioni
  • Fushat e veprimtarisë së organizatës tuaj
  • Emri i Drejtorit Ekzekutiv
  • Mbulimi Gjeografik
  • Adresa e zyrës
  • Numri i Telefonit
  • E-Mail
  • Website
  • Rrjetet sociale
  • Logo
  • Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
  • Shërbimet Sociale
  • Grupi i Targetuar

Përse i përdorim të dhënat
Ne kemi nevojë për të dhënat tuaja personale në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbimet e mëposhtme:

  • Për t’ju dërguar informacione dhe suport se si të përdorni Direktorinë e OJF-ve;
  • Për të kontaktuar me ju me email, telefon, SMS ose forma të tjera ekuivalente të komunikimit elektronik, në lidhje me përditësime ose komunikimet informuese në lidhje me funksionalitetet, ose shërbimet, përfshirë përditësimet e sigurisë, të nevojshme ose të arsyeshme për zbatimin e tyre;
  • Për të promovuar profilin e OJF-së tuaj në kanalet dhe burimet tona të komunikimit;
  • Për t’ju siguruar lajme dhe informacione të përgjithshme në lidhje me mundësi trajnimi, rrjetëzimi, burime financimi etj. Ju keni vendosur të merrni një informacion të tillë;
  • Për të marrë pjesë dhe për të menaxhuar kërkesat tuaja ndaj Nesh.

Si menaxhohen të dhënat
Të dhënat tuaja personale do të hostohen dhe ruhen nga ne në serverat me standardet e duhura të sigurisë, duke siguruar të gjitha masat teknike dhe organizative kundër humbjes, shkatërrimit, aksesit, modifikimit ose shpërndarjes së të dhënave tuaja nga persona të paautorizuar. Aksesi në të dhënat tuaja është i mundur vetëm për disa persona të autorizuar të cilët janë përgjegjës për mbështetjen teknike, tregtare dhe mirëmbajtjen e serverave.

Të dhënat tuaja personale janë të inkriptuara gjatë transferimit të tyre në të gjitha kanalet në Internet. Ne përdorim inkriptimin SSL (Secure Socket Layer) për transmetimin e të dhënave.
Ne nuk do t’i ndajmë të dhënat tuaja personale me palët e treta në një mënyrë që i lejon ata të përdorin të dhënat personale për qëllimet e tyre të marketingut.
Ne nuk aplikojmë vendimmarrje të automatizuar, kjo përfshin edhe profilizimin në Direktorinë e OJF-ve.

Çfarë cookies përdorim dhe pse?
Në përgjithësi, Direktoria e OJF-ve përdor cookies për t’ju dalluar nga përdoruesit e tjerë. Kjo na ndihmon t’ju sigurojmë një përvojë të mirë të përdorimit të saj dhe gjithashtu na lejon ta përmirësojmë atë. Cookies që mund të përdorim në faqen e internetit mund të kategorizohen si më poshtë: Cookies ‘të nevojshme’ që ju lejojnë të përdorni Direktorinë e OJF-ve dhe të përdorni tipare thelbësore si zonat e sigurta. Pa këto cookies, ne nuk mund të sigurojmë shërbimet e kërkuara. Ne përdorim këto cookies të nevojshme që ju të:

  • Identifikoni se jeni të regjistruar në faqen e internetit dhe për t’ju autentifikuar;
  • Siguroni që të lidheni me shërbimin e duhur në faqen e internetit kur bëjmë ndonjë ndryshim në mënyrën e funksionimit të tij;
  • Për qëllime sigurie.

Nëse i parandaloni këto cookies, ne nuk mund të garantojmë sigurinë në Direktorinë e OJF-ve gjatë përdorimit të saj prej jush.

Afati i ruajtjes së informacionit
Çdo e dhënë personale e mbajtur nga ne do të ruhet derisa të na njoftoni se nuk dëshironi më të merrni shërbimin tonë. Ne i mbajmë të dhënat tuaja personale derisa të mos jetë më e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin janë mbledhur.

Cilat janë të drejtat tuaja?
Ju keni të drejtën e aksesit në lidhje me detaje të caktuara për përpunimin e të dhënave tuaja. Ju keni të drejtë të merrni një kopje të të dhënave personale që ne përpunojmë për ju. Ju mund t’i merrni këto të dhëna duke kontaktuar me ne.

Ju keni të drejtën të kërkoni bllokimin, korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave personale që ne përpunojmë për ju nëse shihni se ato janë të pasakta. Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës së subjektit të të dhënave, ne do të njoftojmë subjektin e të dhënave për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, nëse bllokimi, korrigjimi ose fshirja është kryer ose jo. Nëse ka ndryshim në informacionet e publikuara në Direktorinë e OJF-ve, Subjekti i të dhënave duhet të dërgojë informacionet e ndryshuara në info@resourcecentre.al.

Ju keni të drejtën e Vendimit të Automatizuar që të mos i nënshtrohet një vendimi të bazuar vetëm në përpunim. Përpunimi është “automatizuar” atje ku kryhet pa ndërhyrjen e njeriut dhe ku prodhon efekte juridike ose ndikon ndjeshëm tek ju.

Ju keni të drejtën e subjektit të të dhënave të refuzojë, të kundërshtojë, në çdo kohë dhe falas, përpunimin e të dhënave tuaja personale. Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi na kontaktoni.

Ju keni të drejtë të ankoheni. Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat ligjore në lidhje me të dhënat e tij personale ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për të korrigjuar të drejtën e shkelur. Pas kësaj ankese, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të paraqesë një ankesë në gjykatë.

Në rast se dëshironi të paraqisni një ankesë në lidhje me mënyrën se si ne kemi trajtuar të dhënat tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni. Ne do të shqyrtojmë ankesën tuaj dhe do të punojmë me ju për të zgjidhur çështjen.

Nëse, mendoni se të dhënat tuaja personale nuk janë trajtuar siç duhet në përputhje me ligjin, mund të kontaktoni Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri dhe të paraqisni një ankesë.

Pyetje/Ankesa/Informacion- Si të na kontaktoni
Nëse keni kërkesa për informacion rreth aktiviteteve tona të përpunimit të të dhënave, çfarë bëjmë për t’i mbajtur të dhënat tuaja të sigurta ose për të ushtruar një nga të drejtat tuaja të përshkruara më lart, mos ngurroni të kontaktoni ekipin tonë:
-me postë: Rruga e Elbasanit, ndërtesa Park Gate, kati 10, Ap 71/73, Kutia PO 2418/1, 1010 Tiranë, Shqipëri
-me email: partners@partnersalbania.org
-me telefon : +35542254881